Njësia më elitare e Policisë së Kosovës (FIT) ka protestuar sot para Qeverisë së Kosovës, si shenjë pakënaqësie për vendimin për shtesat e rrezikshmërisë të marrë javën e kaluar.
Njëri nga pjesëtarët e FIT, i cili u deklarua para gazetarëve iu bëri thirrje kryeministrit Kurti dhe Qeverisë së Kosovës që t’i përmbushin kërkesat e tyre.
“Qe 10 vite kemi marr premtime, por asnjëherë nuk janë realizuar. Edhe 9 muaj mas miratimit të ligjit për paga nuk janë marrë parasysh kërkesat tona. Kërkesat tona janë legjitime. Nuk do të zbrapsemi deri në realizimin e tyre“, u shpreh pjesëtari i FIT.
“Ftoj kryeministrin dhe Qeverinë e Kosovës të marrin hapa. Ju e dini rreziqet që bartin detyrat tona, mos luani me dinjitetin tonë, mos luani me ndjenjat e familjeve tona, ne e kemi dëshmuar vetën tonë. Propozimin e dhënë për shtesat e sigurisë ta rishikoni edhe njëherë“.
“Kërkesat janë: Kategorizimi si njësi të veçanta dhe përfshirjen në listën e ekspertëve, rrezikshmëria të caktohet në 50 përqind të pagës bazë dhe shtesa për kushte specifike të punës”, tha pjesëtari i njësisë FIT.
Prokuroria Themelore në Prishtinë më 12 shkurt 2026 kishte ngritur aktakuzë ndaj nëntë personave: Korab…
Shoqata e Onkologëve të Kosovës (SHOK) ka shprehur shqetësim të thellë për gjendjen aktuale të…
Emisari i posaçëm i presidentit amerikan, Richard Grenell, ka reaguar ndaj një deklarate të presidentes…
Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth thotë se objektivat e operacionit ‘Epic Fury’ mbeten të njëjta:…
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi një telefonatë me homologun e tij iranian, Masoud…
Ndërsa lufta në Lindjen e Mesme po përshkallëzohet, vëmendja po përqendrohet gjithnjë e më shumë…