FOTO&VIDEO

Moti i keq në Itali, shembet një pjesë e urës nga shkëputjet e malit, nuk ka viktima

Në Itali, moti i keq me shira të dendura bëhet shkak për shembjen e një segmenti të urës përgjatë autostradës Torino-Savona. Fatmirësisht nuk ka viktima. Për shkak të shirave të dendura, një pjesë e malit është shpëutur dhe ka rënë mbi urë, duke shembur një segment prej 30 metrash.

Në vendgjarje kanë shkuar të parët zjarrfikësit të cilët e konstatuan gjendjen edhe përmes një helikopteri nga ajri. Segmenti i urës, që u shkëput mes dy këmbëve mbajtëse, ka shkaktuar një gropë afro 10 metra të thellë. Pjesa tjetër e urës mbi autostradë është e paprekur, e mbështetur në kollona, jo shumë larg pjesës së shembur.

Prefekti i Savonës thotë se deri tani nuk raportohen të ketë patur automjete në urë në momentin e shembjes.

Dëshmitarë të ngjarjes thonë se patën frikë mos përsëritej një tragjedi si ajo e urës Morandi në Xhenova, në 14 gusht të vitit 2018.Sipas prefektit të Savonës, dëmet shkojnë deri në 15 milionë euro sipas përllogaritjeve paraprake.

Në gjithë rajonin e Piemontes, situate është kritike për shkak të shirave që bien pa pushim e prej ditësh. Vetëm në 24 orët e fundit në disa zona në very ka rënë një e treta e reshjeve të mesatares vjetore.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

2 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

2 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

3 orë ago
  • KRYESORE

Presidentja Osmani në pritje të Kushtetueses, ende pa dekret për datën e zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…

4 orë ago
  • KRYESORE

Anije iraniane përfshihet nga flakët pas sulmeve izraelite

Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…

6 orë ago
  • BOTA

Trump: Çmimi i lartë i naftës është i vogël për paqen në botë, shumë shpejt do bie

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…

7 orë ago