Teksa këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, zhvilloi një lidhje live me një emision në CBS News Chicago, situata mori një rrjedhë aspak të zakonshme.
Kjo ndodhi pasi një gazetare e atij programi televiziv, ishte shqiptare dhe e nisi bisedën me këngëtaren duke e përshëndetur në gjuhën tonë amëtare.
“Përshëndetje, motra ime shqiptare”, iu drejtua ajo krijueses së hitit “Levitating”.
Ato më pas zhvilluan një bisedë të këndshme me njëra-tjetrën, duke përdorur edhe disa fjalë në shqip.
Si përfundim, gazetarja i tha se herën tjetër do të bashkohet me të dhe këngëtaret e tjera shqiptare si Rita Ora dhe Bebe Rexha, për të diskutuar mbi çështje të ndryshme në artin botëror.
Pjesë nga biseda mes tyre:
Gazetarja: Motra ime shqiptare, si je motër si kalon.
Dua Lipa: Përshëndetje.
Gazetarja: Si shkon.
Dua Lipa: Mirë faleminderit, ju si jeni.
Gazetarja: Unë jam shumë mirë. Unë jam gazetare e CBS News në Chicago dhe e praktikoj shqipen me ikona ndërkombëtare sikurse ju.
Dua Lipa: E mahnitshme. Jam shumë e lumtur që po flas me ty.
Gazetarja: Jam shumë krenare që je shqiptare. Dua të them, herën tjetër kur të jesh në Chicago do të mbledh grupin me vajzat shqiptare, do të jesh ti, unë, Rita Ora dhe Bebe Rexha.
Dua Lipa: Tingëllon bukur.
Gazetarja: Shumë urime.
Dua Lipa: Faleminderit shumë.
Një rast tronditës ka ndodhur gjatë ditëve të fundit në Rahovec, ku një fëmijë 7-vjeçar…
Prokuroria Themelore në Prishtinë më 12 shkurt 2026 kishte ngritur aktakuzë ndaj nëntë personave: Korab…
Shoqata e Onkologëve të Kosovës (SHOK) ka shprehur shqetësim të thellë për gjendjen aktuale të…
Emisari i posaçëm i presidentit amerikan, Richard Grenell, ka reaguar ndaj një deklarate të presidentes…
Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth thotë se objektivat e operacionit ‘Epic Fury’ mbeten të njëjta:…
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi një telefonatë me homologun e tij iranian, Masoud…