Kryeministri në largim i Malit të Zi, Dritat Abazoviq është pritur nga dy motra të nderit prej Kosovës në një kishë të Petrovacit.
Ato e përshëndesin Abazoviqin në gjuhën shqipe.
E Abazoviq ka shkruar në Twitter duke thënë se po e ndërtojnë Malin e Zi evropian.
“Mezi pres të takoj motrën Dritën në manastirin françeskan në Petrovac. Ne i trajtojmë të gjitha bashkësitë fetare njësoj, duke dashur që të gjithë në Mal të Zi të ndihen të respektuar. Ne po ndërtojmë shoqërinë civile dhe Malin e Zi Evropian”, ka shkruar ai.
Abazoviq është shkarkuar në gusht të këtij viti, kjo pasi e kishte nënshkruar një marrëveshje me Kishën Ortodokse Serbe.
Uvijek se obradujem susretu sa sestrom Dritom u franjevačkom samostanu u Petrovcu. Prema svim vjerskim zajednicama gajimo isti tretman, želeći da se svi u Crnoj Gori osjete uvaženim. Gradimo građansko društvo i evropsku Crnu Goru! pic.twitter.com/cUXLaF8U9E
— Dr Dritan Abazovic (@DritanAbazovic) October 16, 2022