LAJME

“Mrekullia” e Erzinit, qyteti në Hatay që nuk vajtoi asnjë të vdekur, kryebashkiaku shpjegon arsyen

Tërmeti në Turqi e Siri ka shënuar mbi 36 mijë viktima, ndërkohë që ndaj presidentit turk Rexhep Tayip Erdogan janë lëshuar një lumë akuzash se ka lejuar kontraktorët të ndërtojnë pallate “kartoni” pa iu përmbajtur rregullave të ndërtimit.

Nuk është rastësi që pas zbulimeve për punën e dobët, Bloomberg citoi ankesat se “kompanitë e ndërtimit dihet se heqin kolonat mbështetëse nga disa dyqane dhe parkingje dhe bëjnë ndryshime në muret mbajtëse të ndërtesës, dyert dhe dritaret”, autoritetet turke janë angazhuar në një aksion kundër kontraktorëve.

Një përjashtim nga “rregulli” i trishtuar që ka shkaktuar vdekjen e mijëra njerëve, shumica e tyre në provincën e Hatay, qyteti Erzin nuk ka asnjë viktimë në rrethinat e tij.

“Erzin është një qytet me 42,000 banorë në një distancë prej 15 km nga qyteti Osmaniye, 110 km nga qyteti Hatay dhe shumë afër Adanas. Megjithatë, nuk kemi humbur asnjë person dhe nuk kemi të lënduar . Të vetmit viktima janë banorët e qytetit tonë që ndodheshin në zonat fqinje”, tha për Euronews kryetari i bashkisë së Erzinit, Okes Elmasoglu.

Këtë realitet ai ia atribuoi faktit se gjatë mandatit të tij si kryetar komune nuk ka lejuar asnjë ndërtim pa leje.

Ai ka treguar sesi i është kërkuar leje për të ndërtuar, po në përgjigje u ka thënë se nuk e ka atë lloj autoriteti.

“Unë nuk kam atë lloj autoriteti. Nuk mund ta bëj një gjë të tillë” tha kryebashkiaku i Erzinit.

“Edhe nëse e luftoni këtë fenomen, qytetarët do të vazhdojnë të tentojnë të ndërtojnë pa leje. Nëse nuk keni staf të mjaftueshëm, nuk keni një shans 100% për ta kontrolluar këtë. Por ne kishim vullnet dhe thamë që nuk do ta bëjmë një gjë të tillë në periudhën tonë”, shtoi ai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Operacion i madh kundër krimit të organizuar në Kosovë, përfshihen Europol dhe autoritetet e disa shteteve evropiane

Policia e Kosovës, nën monitorimin e Prokurorisë Speciale dhe në bazë të urdhëresës së Gjykatës…

4 orë ago
  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

23 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

2 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

2 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

2 ditë ago