Gazmend Muhaxheri ia ka kujtuar të dielën përsëri Albin Kurtit. Kryetari i Pejës ka thënë se e diela nuk është ultimatum për Kurtin, por afati i fundit që ai të reflektojë, karshi ofertës së LDK-së.
Sipas Muhaxherit, oferta e LDK-së është shumë korrekte dhe si e tillë nuk do të ndryshojë.
Në bisedë për RADIO 1, Gazmend Muhaxheri ka komentuar praninë amerikane në Prishtinë duke thënë se një veprim i tillë është domethënës edhe për ndërtimin e Qeverisë.
“Pavarësisht asaj që u tha, vet prania amerikane në Prishtinë, prezenca e lartë tregon, mendoj unë, se mesazhi është i qartë. Zgjedhje nuk duhet të ketë dhe të gjendet zgjidhje. Pra në orët në vazhdim të shohim a do të ketë lëvizje”, tha Muhaxheri.
Muhaxheri ka konfirmuar se as sot nuk ka pasur zhvillime sa i përket takimeve apo kontakteve Mustafa-Kurti.
“Ne mbetemi në qëndrimin tonë. Nuk ka lëvizje dhe reflektimi i përket tani z.Kurti, ai është mandatr dhe ashtu duhet të sillet. Oferta jonë mbetet dhe është shumë korrekte. Unë nuk kam dhënë ultimatume e as nuk po jap, por se deri të dielën e kemi caktuar në mënyrë që nëse nuk ka marrëveshje me ne, atëherë të ketë kohë për negociata të tjera. Mos t’i humbë koha Kurtit”, shtoi Muhaxheri.
Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…
Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…
Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…
Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…