POLITIKE

Muhaxheri: Pejën e fitoj pa balotazh deri në vitin 2054

Pas publikimit të sotëm nga ana e Presidencës, të 17 Tetorit 2021 si datë e zgjedhjeve lokale në Kosovë, ka folur Kryetari aktual i Komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri.

Gazmend Muhaxheri ka deklaruar se do ta ruajë bastionin e tij Pejën dhe atë duke korrur fitore pa proces balotazhi.

“Ju e dini, siç jemi mësuar të shkojë puna, unë besojë që të mos ketë as balotazh deri në vitin 2054. Pas vitit 2054 kur unë nuk do të garoj, ndoshta do ketë e shohim. Ju e dini kur t’ia merr dorën vështirë ndryshon”, ka thënë Muhaxheri për “Radio 1”.

Muhaxheri tutje ka thënë se përgatitjet për fitore bindëse të 17 Tetorit i ka filluar që në ditën kur e ka marrë mandatin aktual.

“Përgatitjet e mia për 17 Tetorin që u caktua sot, kanë filluar që nga dita kur i kam fituar zgjedhjet e këtij mandati në të cilin jemi. Pra kjo datë është veç kontinuitet i fitoreve tona. Do të jetë edhe një fitore e imja për mirëqenie ekonomike të qytetarëve të komunës tonë.”, deklaroi Muhaxheri.

Kreu aktual i komunës së Pejës dhe i LDK-së në këtë komunë Gazmend Muhaxheri, thotë se nuk sheh konkurrencë në komunën e tij, meqë asnjë subjekt tjetër politik, përpos LDK-së, nuk i ka definuar kandidaturat përfundimtare, edhe pse një gjë e tillë nuk qëndron sipas subjekteve tjera.

“Nuk shoh konkurrencë, sepse nga subjektet tjera në Pejë krejt janë përfolje. Vetëm LDK e ka kandidatin që jam unë, pra i emëruar nga kryesia. Vetëm LDK ka kandidatin që dihet pë kryetar, të tjerët duhet të presin derisa të nominohen dhe emërohen nga subjektet politike të tyre”, ka deklaruar Muhaxheri.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Osmani pretendon: Kurti s’e do presidenten që merret me politikë të jashtme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…

8 orë ago
  • KRYESORE

Osmani: I kisha votat për presidente, por Kurti nuk më kandidoi

Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…

10 orë ago
  • KRYESORE

Trump: Lufta mund të përfundojë shpejt, SHBA-të po shqyrtojnë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…

10 orë ago
  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

13 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

14 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

14 orë ago