FOTO&VIDEO

Mulla Osmani: Imamët e klanit të Tërnavës marrin paga 1,500 euro, ndërsa në fshat ka hoxhë që paga mujore i del vetëm 100 euro

Imami i Drenasit, Osman Musliu në “Personale” me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini ka folur për problemet që po ndodhin në Bashkësinë Islame të Kosovës.

Musliu thotë se po bëhen dallime mes hoxhallarëve që shërbejnë në fshatra dhe ata që jetojnë në qytet, përcjell Telegrafi.

Ai thotë se në qytete këshillat e BIK-ut pos anëtarësisë nga xhemati marrin të ardhura edhe nga lokalet që posedon institucioni e që lëshohen me qira, ndërsa thotë se imamët në fshatra janë në gjendje shumë të rëndë pasi të ardhurat nga anëtarësia janë shumë të ulëta.

“Njoh imam në fshat që ndoshta nuk merr më shumë se 100 euro pagë mujore”.

Mulla Osmani thotë se hoxhallarët që dalin kundër Naim Tërnavës përballen me pasoja sociale por edhe ekonomike.

“Banka Islamike lëshon bursa edhe në Kosovë. Pa miratimin e BIK-ut askush nuk mund të merr bursë”.

Hoxha thotë se megjithatë po arrin të shkollojë fëmijët me ndihmën e dashamirëve dhe miqve.

Ai thotë se një rast i tillë është edhe kur një besimtarë katolik e ka ndihmuar me një shumë të madhe parash për shkollimin e vajzës në Amerikë.

“Një shqiptar i besimit katolik nga Gjakova që është biznesmen, më ka thirr nga Brukseli dhe më ka thënë shko në Istog merri disa para t’i kam dërguar për shkollimin e vajzës në Amerikë. Mbase ai është biznesmen prita që mi ka dërguar 500 apo 1,000 euro. Por shuma që më kishte dërguar ishte shumëfish më e madhe. Më ka dhënë një bursë ndoshta dhjetëfish më shumë se që më jep shteti”.

Mulla Osmani thotë se vajza ka fituar një bursë prej 30 mijë dollarëve për shkollim në Amerikë por sipas tij ata ishin gabuar pasi duheshin shumë më të mëdha për gjithë shkollimin.

Ai thotë se edhe Elvis Naçi i ka ndihmuar pasi ky i “është ankuar për kushtet e shkollimit të vajzës”.

Imami nga Drenasi thotë se disa hoxhallarë të “klanit” të Naim Tërnavës marrin edhe paga prej 1,500 euro ndërsa shumica e hoxhallarëve tjerë janë në gjendje shumë të vështirë ekonomike.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Osmani pretendon: Kurti s’e do presidenten që merret me politikë të jashtme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…

1 orë ago
  • KRYESORE

Osmani: I kisha votat për presidente, por Kurti nuk më kandidoi

Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…

3 orë ago
  • KRYESORE

Trump: Lufta mund të përfundojë shpejt, SHBA-të po shqyrtojnë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…

3 orë ago
  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

7 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

7 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

8 orë ago