Presidenti i Francës, Emanuel Macron u shpreh sot gjatë një vizite në Pragë se është koha që vendet aleate të rrisin mbështetjen e tyre ndaj Ukrainës. Macron tha se në këtë moment vendet aleate në NATO nuk duhet të kenë frikë për të qëndruar përballë Rusisë.
“Po afrohet një moment në Evropën tonë ku do të ishte e përshtatshme të mos jesh frikacak”- tha Macron.
Presidenti francez është përballur me një reagim të ashpër nga shumë aleatë perëndimorë pasi ai diskutoi idenë e dërgimit të trupave perëndimore në Ukrainë në një konferencë me bazë në Paris për Ukrainën më 26 shkurt.
Por gjatë një vizite në Pragë të martën, Macron tha se ai u qëndronte komenteve të tij dhe se një “hap strategjik” ishte i nevojshëm.
Duke iu referuar pushtimit rus të Ukrainës, Macron tha se Franca dhe Republika Çeke janë të vetëdijshme se kërcënimi i luftës është rikthyer në Evropë.
“Jemi të vetëdijshëm se lufta është kthyer në tokën tonë (në Evropë), se disa fuqi që janë bërë të pandalshme po zgjerojnë çdo ditë kërcënimin e tyre për të na sulmuar. Ne do të duhet të jetojmë sipas historisë dhe guximit që ajo kërkon.”- shtoi presidenti francez.
Zyrtarët francezë më vonë shpjeguan se qëllimi i Macron ishte të nxiste debatin dhe se idetë në diskutim përfshinin trupa jo luftarake në role të tilla si çminimi, mbrojtja e kufirit ose trajnimi i forcave ukrainase.
Presidentja e Kosova, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se ka nxjerrë dekretin për shpërndarjen…
Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…
Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…
Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…