KRYESORE

Murriqan- Lezhë, BE 255.1 milionë euro për autostradën adriatiko- joniane në territorin shqiptar

Autostrada Murriqan – Lezhë (Balldren) me gjatësi prej 41 km, do të jetë një frëmarrje e re sa i përket zhvillimit infrastrukturor të vendit si pjesë e investimeve gjithëpërfshirëse mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Fondi i Investimeve në Ballkanin Perëndimor (WBIF), nisma e përbashkët e BE-së, institucioneve financiare, donatorëve dypalësh dhe përfituesve, që synon të rrisë harmonizimin dhe bashkëpunimin në investime për zhvillimin socio-ekonomik të rajonit, mësohet se tashmë po koordinon financimin e segmentit të autostradës Adriatiko-Joniane, Murriqan – Lezhë, pjesë e rrjetit kryesor rrugor evropian (TEN-T).

Sipas një vlerësimi të publikuar nga WBIF, kostoja totale e projektit shkon në 255.1 milionë euro. Nga këto, sipas WBIF-së, 127.9 milionë euro janë kredi. Për 100 milionë euro është aplikuar për grant nga qeveria shqiptare pranë WBIF. Po ashtu nga buxheti qeveria shqiptare do të kontribuojë me 30.3 milionë euro.

Sipas parashikimeve, afati i përfundimit të këtij aksi të rëndësishëm rrugor është planifikuar viti 2029. Autostrada Murriqan – Lezhë (Balldren) do të ketë gjatësi prej 41 km shtrirje të re. Kategoria e propozuar e projektimit është “A”, me shpejtësi 120 km/h.

Ky segment parashikohet të ketë edhe disa vepra arti. Gjithashtu, në këtë projekt, duke qenë se autostrada do të jetë krejtësisht e mbrojtur nga hyrjet anësore, parashikohet edhe ndërtimi i rrugëve paralele të dy krahët në zonat e banuara.

WBIF po financon përmes një granti në vlerë 1.6 milionë euro hartimin e Vlerësimit të Ndikimit Mjedisor dhe Social. Projekti i Korridorit Blu ka hyrë më në fund në një fazë konkretizimesh. Në segmentin Thumanë- Kashar, po vijon puna me ritme të shpejta dhe është realizuar mbi 40% e volumeve.

Për segmentet Milot- Thumanë/ Kashar- Lekaj/ Lekaj- Fier, kanë përfunduar garat dhe janë tanimë gati tri kontrata të reja që po lidhen për të nisur menjëherë nga puna.

Për segmentin Milot- Balldren, pritet të hapet gara e ndërtimit. Muriqan- Lezhë është segmenti lidhës me Malin e Zi, për të cilin aktualisht konsulentët e Fondit të Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF) po hartojnë projektin paraprak, të cilin pritet ta dorëzojnë në Dhjetor 2023.

Autostrada Adriatiko-Joniane në territorin shqiptar nis në Muriqan dhe vazhdon në Balldren, Milot, Thumanë, Kashar, Lekaj, Konjat, bypass-in e Fierit, Levan, Poçem, Memaliaj, Subash, bypass-in e Gjirokastrës dhe përfundon në Kakavijë, në 13 segmente me gjatësi 318 kilometra, duke përfshirë edhe bajpasin e Fierit.

Korridori Adriatiko-Jonian është pjesë e Rrjetit Kryesor të Rrugëve të Ballkanit Perëndimor dhe gjithashtu pjesë e zgjatimit të Rrjetit të Transportit Trans- Evropian (TEN-T) në rajonin e Ballkanit Perëndimor, i cili u miratua zyrtarisht në 2016-n.

Korridori Rrugor Adriatiko-Jonian do të lidhë Evropën Qendrore dhe Italinë Veriore me pjesën Joniane të gadishullit ballkanik nëpërmjet Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Malit të Zi, Shqipërisë dhe Greqisë.

Lidhja rrugore është planifikuar të shtrihet përgjatë bregut lindor të deteve Adriatik dhe Jon, që përfshin bregun perëndimor të Gadishullit Ballkanik nga Trieste në Itali në Kalamata, Greqi.

Projekti është i përfshirë në portofolet e projekteve kombëtare shqiptare dhe malazeze dhe është një projekt prioritar i nivelit kombëtar dhe rajonal. Gjatësia e përgjithshme e vlerësuar e korridorit Adriatiko-Jonian nga Italia deri në Greqi është përafërsisht 1550 km.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Zelensky: Rusia i dha Iranit Shahede me të cilat sulmoi bazat amerikane në Lindjen e Mesme

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i tha CNN se Rusia furnizoi Iranin me dronë që më…

3 orë ago
  • KRYESORE

Pse SHBA-të e kanë vënë në shënjestër ishullin Kharg të Iranit?

Presidenti Donald Trump ka thënë se ushtria amerikane ka bombarduar një ishull të vogël pranë…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Protesta për Ligjin për të Huajt, bllokohet rruga në Jarinje në anën e Serbisë

Pjesa e rrugës në anën e Serbisë që çon në kalimin kufitar në Jarinje është…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Sa kërcënuese janë raketat supersonike CM-400 që Serbia bleu nga Kina?

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar të mërkurën (12 mars 2026) se vendi i…

11 orë ago
  • KRYESORE

Petkovic del në media për Ligjin e Kosovës për të Huajt: S’po integrohemi në sistemin e tyre e as s’po e njohim pavarësinë

Kreu i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në qeverinë e Serbisë, Petar Petkovic, ka reaguar…

11 orë ago
  • KRYESORE

Plenkoviq pas deklaratave të Vuçiqit: Kroacia, Shqipëria e Kosova s’e kanë ndërmend të kërcënojnë integritetin territorial të askujt

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, duke komentuar retorikën që po e përsërit presidenti i Serbisë,…

11 orë ago