Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, nuk i siguroi votat e nevojshme për të formuar Qeverinë e re të Kosovës. Moszgjedhja e Qeverisë për herë të dytë, bën që të hapet rruga drejt zgjedhjeve të reja.
Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, thotë se që nga fillimi kur Vetëvendosje doli e para në zgjedhje e që nuk tregoi asnjëherë interesim të konstituojë Kuvendin dhe të formojë qeverinë, është parë se epilogu është zgjedhjet e reja.
Ai gjithashtu kritikoi edhe partitë ish opozitare, të cilat sipas tij nuk arritën të kenë një gjuhë të përbashkët për një zgjedhje të tyre, e cila nuk do të qonte në zgjedhje.
“Që nga fillimi, kur partia e cila doli e para në zgjedhje, e që nuk tregoi asnjëherë interesim të konstituojë Kuvendin dhe të formojë qeverinë, është parë se epilogu është zgjedhjet e reja. Njëjtë është parë edhe nga partitë që më parë ishin në opozitë, të cilat po ashtu asnjëherë nuk arritën të kenë gjuhë të përbashkët për një zgjidhje të tyre, e cila nuk do të qonte në zgjedhje”, vlerësoi ai.
Mustafa u shpreh se salla e Parlamentit është shndërruar në “teatër me shfaqje herë tragjike për shtetin e herë komike për popullistët”, duke i cilësuar veprimet e deputetëve si të papërgjegjshme dhe të padinjitetshme për shumicën e qytetarëve.
“Salla e Parlamentit shërbeu si teatër për shfaqje herë tragjike për shtetin e herë komike për popullistët nga aktorët që morën vota të qytetarëve, jo për vendime në dobi të qytrtarëve. Vlerësoj se ishin shfaqje të papërgjegjshm e të padinjitetshme për shumicën e qytetarëve të Kosovës”, tha ai.
Sipas tij, situata nuk mund të zvarritet më tej dhe vendi duhet të shkojë në zgjedhje menjëherë “jo nga nesër, por nga sot”.
Ai theksoi se mbetet të shihet nëse qytetarët “do të vazhdojnë të besojnë përrallave populiste apo interesit politik e social të shtetit”.
“Prandaj zgjidhje e vetme është që, jo nga nesër por, nga sot të shkojmë në zgjedhje të reja. Efektet nuk mund të parashikohen, nëse akoma do të ketë qytetarë të cilët i duan dhe u besojnë më shumë përrallave populliste sesa interesit politik dhe social të shtetit”, theksoi ai.
Ai tutje thekson se zgjidhja është në përgjegjësinë e çdo votuesi për votën e tij.
“Zgjidhja është në përgjegjësinë e çdo votuesi për votën e tij. Prandaj duhet të sfidohemi me ndërgjegjen tonë, me guximin, me besimin në njëritjetrin por edhe me riskun, si pjese të pandashme të çdo vendimmarrjeje”, përfundoi ai për GazetaBlic.
Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…
Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…
Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…
Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…