Myftiu i Rusisë: Muslimanët që po luftojnë përkrah Rusisë në Ukrainë po luftojnë për Kuranin dhe Profetin Muhamed

Myftiu çeçen e quajti luftën kriminale të Rusisë në Ukrainë “luftë për profetin dhe islamin”, ndërsa ata që vdiqën në atje i quan “dëshmorë”! 

Myftiu suprem i Rusisë Talgat Tajutdin njoftoi më 24 shkurt se ai mbështet luftën kriminale të Rusisë në Ukrainë. Ai u mbështet nga myftiu çeçen Salah Mezhiev.

Sipas tij, muslimanët që po marrin pjesë në luftën në Ukrainë po luftojnë për Kuranin dhe Profetin Muhamed, kështu që “ata me siguri po bëhen dëshmorë ” .

Edicioni “Caukasus” përcjell fjalët e Mezhiev se qëllimi i luftës në Ukrainë është “ruajtja dhe mbrojtja” e lirisë fetare, si dhe mbështetja e ndalimit të “mëkatit të popullit të profetit Lut”, që në gjuhën moderne do të thotë homoseksualiteti.

Sipas të dhënave, shumica e rusëve të vdekur janë nga Dagestani një Republikë me popullsi myslimane.