FOTO&VIDEO

Myftiu me tri gra, që ka trazuar Serbinë

Muhamer Zukorliç, figura më e madhe muslimane në Serbi, i cili ndërroi jetë krejt befasishëm muaj më parë, është sërish në qendër të vëmendjes së publikut. Jo për rivarrimin e tij, pasi dyshohet se është helmuar, por për jetën bashkëshortore.

Mediat serbe shkruajnë se ai kishte dhe një grua të tretë.

Ka qenë Kurir që ka shkruar se i ndjeri kishte për bashkëshorte të tretë gazetaren e Novi Pazarit, Belkisa Crnovrshanin, 31 vjeçe, dhe se ajo “është paraqitur në Bashkësinë Islame të Serbisë duke paraqitur shkresa se ishin të martuar sipas Sheriatit dhe se për këtë arsye duhej të kishte pjesë në trashëgiminë e Zukorliçit”.

Sipas Kuririt, martesa e tyre është bërë “fshehurazi” në Stamboll.

Më tej, raportohet se “Belkisa është e pamartuar publikisht”, pra “që është ende vajzë për botën”, si dhe se “asnjëherë nuk është shfaqur bashkë me Zukorliçin”.

Ndaj këtij zhvillimi ka reaguar gruaja e dytë e të ndjerit, Elma Elfiq Zukorliç, duke thënë se “Myftiu ishte një burrë i madh, një mysliman i mirë, një boshnjak krenar, një djalë i ndjeshëm, një bashkëpunëtor dhe partner biznesi i besueshëm, një bashkëshort i mrekullueshëm dhe një baba akoma më i mrekullueshëm…”.

Ajo shtoi se gjatë jetës së tij, Zukorliç “demostroi me krenari në publik se ku ishte në jetën e tij”.

“Sa i përket situatës së re, jam i bindur, nëse është e vërtetë, se Myftiu ka respektuar të gjitha parimet e Sheriatit dhe vendimet duhet të merren në përputhje me rrethanat. Më vjen keq që sot nuk po flasim për kontributin që ai ka dhënë në këtë rajon në dekadat e kaluara, por po flasim për të në një mënyrë për të cilën nuk kemi folur gjatë jetës së tij”, tha bëshkëshortja e dytë e të ndjerit.

Në fund ajo përfundoi: “I dashur, shpresoj që të mos dëgjosh e të mos shohësh se çfarë po ndodh pas zhvendosjes suaj. Shijo kopshtet e xhenetit.”

Belkisa Crnovrshanin sakaq tha se pretendimet e tabloidëve serbë se “ajo ishte në kërkim të pronës në Bashkësinë Islame të Serbisë janë të pavërteta”.

“Të gjitha akuzat synojnë të njollosin reputacionin tim si qytetare nderi e Serbisë, si një muslimane e devotshme, si një grua krenare”, ka shkruar ajo.

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Osmani: I kisha votat për presidente, por Kurti nuk më kandidoi

Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…

16 minuta ago
  • KRYESORE

Trump: Lufta mund të përfundojë shpejt, SHBA-të po shqyrtojnë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…

27 minuta ago
  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

4 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

4 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

5 orë ago
  • KRYESORE

Presidentja Osmani në pritje të Kushtetueses, ende pa dekret për datën e zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…

6 orë ago