POLITIKE

N1 citon një zyrtar të BE-së: Nëse pranohet propozimi evropian, automatikisht pranohet edhe Asociacioni

N1 citon një zyrtar të BE-së: Nëse pranohet propozimi evropian, automatikisht pranohet edhe Asociacioni

“Asociacioni është pjesë e marrëveshjes në mes të Prishtinës dhe Beogradit dhe me pranimin e propozimit evropian për zgjidhjen e çështjes së Kosovës pranohet automatikisht edhe Asociacioni”, kështu ka thënë një zyrtar i lartë i BE-së i cili ka dashur të mbetet anonim, shkruan N1, transmeton Express.

Po ashtu, ai ka thënë se pranimi i atij propozimi do të thotë njohje “de facto” e Kosovës.

Nga Brukseli thonë se nga të dyja palët, Kosova dhe Serbia, ka sinjale të forta se propozimi i BE-së do të pranohet si në deklarata publike ashtu edhe në biseda me zyrtarë të BE-së.

Siç shkruan N1, pritet që të hënën të pranohet zyrtarisht propozimi.

Siç ka thënë ky zyrtar i lartë i BE-së, nuk do të diskutohet për përmbajtjen e propozimit, por vetëm për zbatimin e tij, i cili është përcaktuar në një aneks të veçantë.

Ai shtoi se është një marrëveshje bazë, e cila është aq gjithëpërfshirëse, saqë e afron atë me të ashtuquajturën “marrëveshje gjithëpërfshirëse juridikisht obligative për normalizimin e marrëdhënieve mes dy palëve”.

“Pranimi i propozimit evropian është i rëndësishëm sepse do të çojë në një ndryshim në të gjithë disponimin në rajon, do të çojë në projekte dhe investime të reja, do të rrisë ndihmën financiare dhe do të çojë në siguri dhe parashikueshmëri më të madhe, u tha gazetarëve një zyrtar i lartë i BE-së.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shoqata e Onkologëve të Kosovës kërkon punësimin e specialistëve të rinj të onkologjisë

Shoqata e Onkologëve të Kosovës (SHOK) ka shprehur shqetësim të thellë për gjendjen aktuale të…

4 minuta ago
  • KRYESORE

Grenell i reagon ashpër Osmanit: Po gënjen, thotë gjithçka për mbijetesën e vet politike

Emisari i posaçëm i presidentit amerikan, Richard Grenell, ka reaguar ndaj një deklarate të presidentes…

1 orë ago
  • BOTA

Sot, dita më intensive e luftës së SHBA-ve kundër Iranit! Teherani, raketa drejt Katarit e Emirateve

Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth thotë se objektivat e operacionit ‘Epic Fury’ mbeten të njëjta:…

3 orë ago
  • KRYESORE

Erdogan paralajmëron Iranin: Çdo shkelje e hapësirës ajrore turke është e papranueshme dhe do të marrë përgjigje

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi një telefonatë me homologun e tij iranian, Masoud…

5 orë ago
  • KRYESORE

Ishulli Kharg, ‘zemra’ e naftës iraniane dhe pika që mund të vendosë fatin e ekonomisë botërore

Ndërsa lufta në Lindjen e Mesme po përshkallëzohet, vëmendja po përqendrohet gjithnjë e më shumë…

6 orë ago
  • KRYESORE

Trump-Iranit: Mos guxoni të ndaloni naftën!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, paralajmëroi Iranin se do të përballet me pasoja…

6 orë ago