FOTO&VIDEO

N1 e mban për fjalësh Vuçiqin, nuk i del paralajmërimi për Kosovën që e bëri pas njohjes nga Siria

Mediumi serb “N1”, ia ka kujtuar presidentit serb një deklaratë të dhënë një ditë pasi Siria njohu Republikën e Kosovës si shtet, e përmes të cilës Aleksander Vuçiq paralajmëronte “një lajm të gëzueshëm për Kosovën”.

Vuçiq kishte deklaruar me datën 30 tetor, se në periudhën e ardhshme dhjetë ditore do të kishte ndonjë zhvillim.

“Në 10 ditët e ardhshme, do të kemi diçka për t’i bërë ata të lumtur. Kjo është një maratonë, jo një garë 50 metrash. Dhe duke marrë parasysh se kundër kujt po garojmë, po ia dalim mbanë mirë”, kishte deklaruar Vuçiç më 30 tetor në Samarkand.

Megjithatë “N1”, kujton se kanë kaluar dhjetë ditët e përmendura nga Vuçiq dhe nuk ka ndodhur asgjë.

“Duke reaguar ndaj njohjes nga Siria, Presidenti serb Aleksandar Vuçiq njoftoi në fund të tetorit se edhe Serbia do të kishte “diçka për t’i bërë të lumtur”, por kanë kaluar 10 ditë dhe “surpriza” e paralajmëruar e Vuçiçit ende nuk ka mbërritur”, shkruan N1.

Vuçiq duke komentuar njohjen e Kosovës nga Siria kishte thënë gjithashtu në atë kohë se njohja e Sirisë ishte e pritshme, sepse “ata sillen ashtu siç u është urdhëruar”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

3 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

4 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

4 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

5 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

5 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

9 orë ago