Shtrëngimi i duarve mes presidentit Thaçi dhe kryeministrit Kurti, ka ngjallur reagime të shumta nga ish-anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët kanë pohuar se Kurti ka shkelur parimet e veta.
Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, duke komentuar veprimin e Kurtit, ka thënë se shtrëngimi i duarve në aktivitete cermoniale nuk janë pajtim për gjithçka e me këdo.
“Shtrëngimet e duarve në aktivitete cermoniale nuk janë pajtim për gjithçka e me këdo, janë më shumë kurtoazi, por dhe tregues se ne jemi këtu, për të punuar deri në përmbushjen e premtimeve tona, deri në realizimin e synimit për një shtet zhvillimor, shtet të së drejtës e shtet social. Për një shtet të tërë me integrtet, dinjitet e sovranitet”, shkruan Nagavfi në Facebook.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sonte ka marrë pjesë në pritjen shtetërore të organizuar nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e 12 vjetorit të pavarësisë së Kosovës ku është përshëndetur me shtrëngim duarsh me Thaçin