Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt, në cilësinë e dëshmitarit ka treguar se çfarë kishte ndodhur në natën kritike, takimin me Naim Murselin dhe se çka i kishte thënë ky i fundit pas vrasjes së Liridona Ademajt, motrës së dëshmitarit.
Ademaj para gjykatës tregoi versionin që ia kishte dhënë Murseli për ngjarjen që kishte tronditur opinionin publik.
“Kur kam pyet: Ku është Naimi? Më kanë thënë se është duke dhënë deklaratë. Pas një orë, një orë e gjysmë, Naimi ka dalë nga policia. Ne fëmijët i kishim marrë në veturë edhe ishte orar gjumi. Kur ka dalë Naimi nga policia, aty ishte prezent edhe Kushtrim Kokalla. Ne e kemi pyet Naimin se çfarë ndodhi? Ai më tha që “na ka dalë një hajn me armë dhe na ka kërkuar të holla. Unë tha i kam dhanë të hollat, i kam thënë edhe Liridonës jepi krejt çka ki. Liridona duke shikuar në çantë, i kam hap dyert dhe i kam thanë fëmijëve me ikë. Pasi kemi shku diku 4-5 metra, e kam ni një krismë dhe unë vazhdoja të ikja me fëmijët. Ka ardhur një veturë në drejtim tonin dhe ka dasht me na shkelë mu dhe fëmijët. Kam kërkuar ndihmë në disa shtëpi aty, por që nuk më kanë dhënë ndihmë”, ka deklaruar Leonard Ademaj.
Dëshmitari ka bërë të ditur se të nesërmën pas ngjarjes së rëndë ka kërkuar të takohet me Naim Murselin, të cilin e kishte gjetur në hotelin ‘Swiss Diamond’ duke bërë luks.
“Të nesërmen kam kërkuar të takohem me Naimin, e kam gjet në ‘Swiss’, në një dhomë ratë. Kish pasë ushqim dhe e kish porosit drekën”, ka deklaruar ai.
Dëshmia e Leonard Ademajt po vazhdon në seancën e së hënës, që ka filluar nga ora 09:00.
Presidentja e Kosova, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se ka nxjerrë dekretin për shpërndarjen…
Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…
Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…
Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…