Ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s janë të ftuar në një takim urgjent të premten pas njoftimit për tërheqjen amerikane nga marrëveshja “Qiej të Hapur” për shkak të mosrespektimit të Rusisë në marrëveshje, raporton AFP.
“Takimi u thirr për të premten pasdite për të analizuar pasojat e vendimit të SHBA-së, i shpallur nga presidenti Donald Trump”, transmeton Telegrafi.
“Rusia nuk e respektoi marrëveshjen”, tha presidenti amerikan.
“Nëse ata nuk e respektojnë atë, ne po tërhiqemi”, shtoi ai, duke specifikuar se tërheqja do të ndodhte në gjashtë muaj.
Marrëveshja “Qiej të Hapur” është nënshkruar nga 35 vende dhe ajo mundëson verifikimin e lëvizjeve ushtarake dhe masat e kufizimit të armëve të vendeve nënshkruese.
Donald Trump nuk e ka mbyllur derën për të negociuar një marrëveshje. Në NATO, kritikohet vendimi amerikan.
Të gjithë aleatët u kërkuan Shteteve të Bashkuara të mbeten palë në marrëveshje, shpjegoi një burim diplomatik.
Presidenti amerikan tashmë ka tërhequr Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja shumëpalëshe mbi programin bërthamor të Iranit dhe nga marrëveshja e INF për raketat tokë-ajër me rreze të mesme.