BOTA

NATO: Rusia ka humbur më shumë se 200 mijë ushtarë që nga fillimi i luftës

Rusia ka humbur më shumë se 200 mijë ushtarë rus që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt 2022.

Kështu deklaroi komandanti i forcave të përbashkëta të NATO-s në Evropë, gjenerali Christopher Cavoli, shkruan Spiegel .

Cavoli foli si i ftuar nderi në një drekë tradicionale në Bashkinë e Hamburgut dhe deklaroi se “shkalla e kësaj lufte është e pabesueshme”.

Sipas tij, Rusia ka humbur tashmë më shumë se 2,000 tanke dhe mesatarisht ushtria ruse gjuan më shumë se 23,000 predha artilerie në ditë.

Cavoli tha se pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, NATO duhet të përshtatet me realitetin e ri.

“Nëse dikush vjen me një tank, duhet të kesh edhe ti një tank. Por një nga mësimet e Luftës së Ftohtë është se saktësia e armëve është ajo që ka rëndësi. Gjithashtu, kapaciteti prodhues i industrisë së mbrojtjes është i rëndësishëm. Lufta kërkonë nga kushdo që mund të prodhojë sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ai.

 

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Pakistani: SHBA-ja dhe Irani pranë marrëveshjes historike, finalizimi mund të ndodhë brenda një dite

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, ka bërë të ditur se negociatat ndërmjet Shteteve të Bashkuara…

5 orë ago
  • BREAKING NEWS

A do e marrë SHBA uraniumin? Irani shkatërron tunelet ku fshihen materialet bërthamore

Forcat amerikane rrëzuan shumë drone sulmuese iraniane me një drejtim që po shkonin drejt ngushticës…

11 orë ago
  • BOTA

Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë

Elon Musk u bë të premten trilioneri i parë në botë, pasi aksionet në kompaninë…

13 orë ago
  • BOTA

Trump kritikon kurdët në Iran: Ne u dërguam armë, ata i mbajtën për vete – më zhgënjyen

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se, në një skenar përballjeje me Iranin, preferenca e…

1 ditë ago
  • KRYESORE

NATO-ja planifikon zvogëlim të pranisë në Kosovë sepse është përmirësuar situata e sigurisë

Pikërisht në ditën kur para 27 vjetësh NATO kishte hyrë në Kosovë duke nisur misionin…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Votat nga diaspora i japin një mandat shtesë Vetëvendosjes, LDK humbet një ulëse

Numërimi i votave të diasporës ka sjellë ndryshime në projektimin e ndarjes së mandateve në…

2 ditë ago