Ndjekja si në filma në Shën Petersburg – askush nuk e di se si mbijetoi, por ndodhi

Një shofer i dehur në Shën Petersburg u përpoq të ikte nga një ndjekje e policisë, por në fund vetëm arriti të përmbys makinën e tij dhe goditi  gardhin mbrojtës, të lumit Mojka.

https://www.youtube.com/watch?v=LkVZEXSpgjY&feature=emb_title

E gjithë ndjekja u zvillua në rrugët e qytetit të dytë më të madh të Rusisë, që i ngjante një filmi aksion, epilogu u kap nga kamera e sigurisë.

Për fat të mirë për të, rrethoja arriti ta ndalojë atë në kthesë përpara se të  bjerë në lum.

Makina e shoferit të dehur ishte lënë e varur në gjysmë të rrugës, po të binte në lumë, do të ishte fatale për të.

Policia tha se për mrekulli shoferi kaloi pa lëndime serioze.