Autostradat dhe këndet e lojërave të shkollave në Pekin janë mbyllur për shkak të ndotjes së madhe.
Sipas Zyrës Kombëtare të Meteorologjisë, një re e trashë smogu mbuloi pjesë të Kinës veriore, duke e reduktuar shikueshmërinë në më pak se 200 metra në disa zona.
Autoritetet e Pekinit ia atribuan situatën e krijuar kushteve të pafavorshme të motit dhe përhapjes së ndotjes rajonale.
Shkollat në kryeqytet u urdhëruan të ndalonin orët e edukimit fizik dhe aktivitetet në natyrë, ndërsa pjesë të autostradave për në qytetet kryesore, përfshirë Shangain, Tianjin dhe Harbin, u mbyllën për trafikun për shkak të dukshmërisë së dobët.
Sipas zyrtarëve të kryeqytetit, smogu ka të ngjarë të vazhdojë të paktën deri në mbrëmjen e së shtunës.