Ndriçohet me ngjyrat e flamurit shumëngjyrësh ndërtesa e Qeverisë

Për të shënuar Ditën Ndërkombëtare Kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë, ndërtesa e Qeverisë së Kosovës është ndriçuar me ngjyrat e flamurit shumëngjyrësh.

Në pamjet e mëposhtme shihet teksa ndërtesa ka marrë pamje krejtësisht ndryshe, shkruan Indeksonline.

Në solidarizim me personat LGBTIQ+, tashmë ky veprim është bërë një traditë.