POLITIKE

Ndryshime në Qeveri, Rama shkarkon Arben Ahmetajn, Balluku e zëvendëson

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mëngjesin e 25 korrikut ka njoftuar për ndryshimet e reja në Kabinetin që ai drejton.

Rama ka shkarkuar Arben Ahmetajn nga posti i zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin.

Në vend të tij si zëvendëskryeministre është emëruar Belinda Balluku, ministrja për Energjinë dhe Infrastrukturën.

Kryeministri, po ashtu, ka larguar nga posti i Kryenegociatorit me Bashkimin Evropian edhe Zef Mazin, duke e zëvendësuar me Majlinda Dhukën, e cila do të kryejë edhe rolin e ministren së Shtetit.

Sipas Ramës, tani që prioriteti i Rindërtimit ia lë vendin prioritetit të Negociatave me BE-në do të ndërrojë edhe profili i ministrave.

“Tani që prioriteti i Rindërtimit ia le vendin prioritetit të Negociatave me BE, ndërron profili i ministrit të Shtetit. Majlinda Dhuka,një profil i lartë teknik në vend të profilit të lartë diplomatik të ambasadorit Mazi, bëhet Kryenegociatore& Ministre Shteti pranë kryeministrit”, shkruan Rama.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Trump: Çmimi i lartë i naftës është i vogël për paqen në botë, shumë shpejt do bie

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…

9 minuta ago
  • KRYESORE

Nenad Rashiq për deklaratën për Manastirin e Deçanit: Ngatërrova dy ngjarje, kërkoj falje që krijova konfuzion

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, është deklaruar lidhur me komentin e tij dhënë…

2 orë ago
  • KRYESORE

Shpërthime të fuqishme dëgjohen në Dubai

Shpërthime janë dëgjuar mbi Dubai herët këtë mëngjes dhe ka pasur aktivitet të aeroplanëve luftarakë.…

4 orë ago
  • BREAKING NEWS

Djali i Khameneit zgjidhet udhëheqës suprem i Iranit

Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…

15 orë ago
  • KRYESORE

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, vdes një tjetër ushtar amerikan

Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…

16 orë ago
  • KRYESORE

Çfarë po ndodh pas sulmeve të reja në Teheran? Përdoruesit e mediave sociale të shqetësuar për kimikatet në tym

Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…

22 orë ago