POLITIKE

Ndryshimet e Kushtetutës, aventurë? Rama-Metës: Nuk je Nastradini, parlamenti nuk është shporta e qershive

Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë komunikimit me median ditën e sotme, se Komisioni i Ligjeve miratoi të plotë marrëveshjen e 5 qershorit.

Rama pohoi se drafti i dakordësuar me opozitën jashtëparlamentare është miratuar pa konsensusin e opozitës parlamentare duke theksuar se ky është lëshimi më i madh që PS ka bërë.

Kryeministri theksoi edhe sot deklaratën e tij se Parlamenti “është sovran e mbi parlamentin s’është askush e s’mund të dalë askush”, lidhur me akuzat për ndryshimet kushtetuese për reformën zgjedhore.

Pyetjes së gazetarëve se Meta ka llogaritur vetëm 82 deputetë të ligjshëm në parlament, dhe faktit se ai ka kërkuar gjatë ditës së sotme në takimin me kreun e demokratëve Lulzim Basha, të mos bëhen aventura me Kushtetutën, kryeministri u shpreh se parlamenti nuk është shportë e qershive të Nastradinit dhe si i tillë nuk mund të veprohet sipas oreksit.

“E besoni që realisht nuk i kam ndjekur të gjitha këto që kanë ndodhur sot megjithatë atë të 82 e dëgjova, si do e votojmë marrëveshjen nëse janë 82? Kush është përgjigja për këtë? A po është si qershitë e Nastradinit, ka qershi të mira apo ka qershi të pangrënshme sipas oreksit.

Presidenti është ndryshe në këtë pikë nga Lulzim Basha, më besoni, e njeh shumë mirë aritmetikën. Për sa i përket legjitimitetit të parlamentit faktikisht presidenti në mënyrë të vazhdueshme komunikon me parlamentin, kthen ligje i miraton. Kemi pas ngërç të madh kemi pas bashkëpunim.

Nuk mendoj që Meta është Nastradini dhe Parlamentin nuk është shportë e qershive të Nastradinit. Presidenca është një seli e Opozitës, sepse kemi edhe Opozitë Presidenciale. Ne kemi tre Opozita në fakt. Por me Opozitën Presidenciale kemi vetëm marrëveshje institucionale.

Në fund, Presidenti që nuk ka as të drejtë kushtetuese që të komentojë, do t’i nënshtrohet vendimit të Kuvendit”, deklaroi Rama.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Osmani: I kisha votat për presidente, por Kurti nuk më kandidoi

Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…

13 minuta ago
  • KRYESORE

Trump: Lufta mund të përfundojë shpejt, SHBA-të po shqyrtojnë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…

24 minuta ago
  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

4 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

4 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

5 orë ago
  • KRYESORE

Presidentja Osmani në pritje të Kushtetueses, ende pa dekret për datën e zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…

6 orë ago