POLITIKE

Biden para “testit që mund ta mbyll dramën tri-dekadëshe”, eksperti amerikan del me tri propozime për Ballkanin

Profesori amerikan për Ballkanin në Universitetin “Johns Hopkins” në Uashington Edward P. Joseph, ka thënë se tani ka ardhur koha e testit të Joe Bidenit në Ballkan.

Në një opinion për “Foreign Policy”, Joseph ka thënë se Perëndimi është para pyetjes vendimtare se a duhet të vazhdojë me dy lloj standardesh për Ballkanin.

Ai ka dhënë tri propozime për presidentin amerikan, të cilat sipas tij, duhet t’i ndjekë SHBA-ja për çështjet në Ballkan.

Sipas tij, testit të vërtetë të presidentit Biden për qëndrimin e tij për Ballkanin po i afrohet koha.

Joseph e sheh urdhri ekzekutiv të Bidenit, që ua ndaloi hyrjen në SHBA destabilizuesve të Ballkanit Perëndimor, si mundësi që ai t’u japë zgjidhje përfundimtare telasheve në rajon.

Eksperti amerikan ka theksuar se Kosova është nën presion të madh nga ndërkombëtarët për çështjen e dialogut me Serbinë dhe Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Ai ka kritikuar ndërkombëtarët se kanë neglizhuar “regjimin antidemokratik të Aleksandar Vuçiqit” në Serbi, duke thënë se deri tash ata kanë “luajtur me dy karta”.

Ai ka propozuar tri elemente kritike.

Së pari, sipas tij, duhet të bëhet një standard i vetëm i sjelljeje për të gjitha shtetet aspiruese në Ballkan.

“Krahas riafirmimit të përkrahjes së përgjithshme për zgjerimin e BE-së, deklarata duhet ta shprehë qartazi se të gjitha shtetet aspiruese janë të barabarta për nga sovraniteti dhe se do të mbahen njëjtë përgjegjëse kur janë në pyetje zotimet për standarde evropiane. Asnjë ‘lider politik dhe ekonomik në rajon’ dhe po ashtu asnjë shtet, përfshirë Serbinë, nuk do të tolerohet t’i keqtrajtojë fqinjët apo demokracinë e saj. Njëjtë, asnjë shtet nuk do të mund të ndërmarrë luftë me mjete të tjera, duke përdorur agresionin politik për izolimin e Kosovës, gjë të cilën është duke e bërë Serbia nëpërmjet fushatës së çnjohjeve të Kosovës, apo nga ana tjetër Kosova duke e promovuar bashkimin me Shqipërinë, një formë kjo agresioni kundër serbëve të Kosovës dhe Serbisë”, ka theksuar Joseph.

Së dyti, sipas profesorit, partnerët ta mbështesin vlerësimin e SHBA-së për luftimin e korrupsionit, duke thënë se edhe nëse BE-ja s’pajtohet që të vihen sanksione, Amerika duhet t’i bindë partnerët të paktën për ta mbështetur qëndrimin amerikan kundër korrupsionit përmes urdhrit ekzekutiv.

E në pikën e tretë, Joseph ka përmendur Kosovën, duke thënë se pavarësia e saj nuk ka cenuar të drejtën ndërkombëtare dhe s’ka shërbyer si shtytje për shkëputje diku tjetër në botë.

Sipas tij, Biden ka mundësi të mbyllë dramën tridekadëshe, duke përafruar politikën e Perëndimit me vlerat e veta

“NATO mund ta përdorë një formulë të njëjtë (për të katër anëtarët e Aleancës që nuk e njohin Kosovën) me atë të përdorur nga BE-ja në formalizimin e marrëveshjes me Kosovën. Një gjithë e tillë do t’i dërgonte Serbisë sinjal të fortë për të negociuar seriozisht me Kosovën në dialogun e udhëhequr nga BE-ja. Washingtoni duhet të rekomandojë që një thirrje e tillë të baraspeshohet me shprehjen e një mbështetjeje të fortë të aleatëve për sovranitetin dhe integritetin territorial të pesë shteteve evropiane që nuk e njohin Kosovën. Kosova nuk është përgjegjëse apo e implikuar në ndonjë prej këtyre rreziqeve ndaj integritetit territorial. Po ashtu, pavarësia e Kosovës nuk e ka cenuar të drejtën ndërkombëtare dhe s’ka shërbyer si shtytje për shkëputje diku tjetër në botë. Megjithëkëtë, mbështetja e fortë e aleatëve për pesë shtetet që nuk e njohin mund t’i zbusë shqetësimet në to”, ka komentuar ai në propozimin e tretë. Duke përafruar politikën e Perëndimit me vlerat e veta, Biden e ka mundësinë që më në fund ta mbyllë dramën tridekadëshe në Jugosllavi dhe të hedhë jashtë ndikimet ruse e kineze”, ka shtuar Edward P. Joseph nga Universiteti “Johns Hopkins”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

12 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

15 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

15 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

17 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

17 orë ago