POLITIKE

Në “economy class” bashkë me gruan e fëmijët, Johnson kthehet në Angli për të garuar sërish për kryeministër?

Boris Johnson është fotografuar nga Sky News ndërsa kthehet në Britaninë e Madhe. Ish-kryeministri britanik ishte me pushime në Republikën Domenikane, por mesa duket është nisur të kthehet në Londër pasi i kishte thënë një aleati të tij se do të garojë për të drejtuar vendin sërish.

Sipas asaj që raporton Sky News, Johnson udhëtoi me “economy class” bashkë me gruan dhe fëmijën ndërsa fotoja është shkrepur nga Michael Herd i Sky News. Johnson dhe familja e tij hipën në aeroplan para të gjithë të tjerëve, dhe sipas korrespondentit amerikan Mark Stone, reagimet ishin të ndryshme.

Ai raporton se disa pasagjerë dukeshin “pak të hutuar” dhe kishte disa ngacmime, duke shtuar: “Z. Johnson është ulur në economy class, mjaft afër pjesës së pasme të avionit, me gruan dhe fëmijët e tij.”

“Ka veshur kostum dhe duket i zhytur në mendime, por pak çaste më parë një nga fëmijët e tij po i ngjitej sipër,  një familje që po kthehej nga pushimet e tyre”.

Ish-kryeministri ndodhej në Republikën Domenikane dy javët e fundit, dhe kishte pasur shumë spekulime se kur do të kthehej. Nuk dihet nëse Johnson e ndërpreu udhëtimin për të zënë sërish vendin në krye të ekzekutivit apo nëse thjesht kishte datën për t’u kthyer.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

Izraeli konfirmon vrasjen e ministrit të Inteligjencës iraninae: Askush në Iran nuk gëzon imunitet, janë në shënjestër

Ministri izraelit i mbrojtjes, Israel Katz, ka konfirmuar vrasjen e Ismail Khatib, ministër i Inteligjencës…

1 orë ago
  • POLITIKE

Kryetari i Knesset-it me elozhe për Ramën dhe Shqipërinë: Treguat guxim, jeni shembull për botën

Kryetari i Parlamentit të Izraelit (Knesset), Amir Ohana, gjatë vizitës së tij zyrtare në Tiranë,…

3 orë ago
  • KRYESORE

“U shemb betoni” – çka dihet për rastin tragjik në Vjenë ku mbetën të vdekur tre shtetas kosovarë

Tre shtetas kosovarë kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së betonit në një kantier…

4 orë ago
  • POLITIKE

“Mesazh i koduar nga Vuçiç?!”, Presidenti serb: E dimë çfarë kanë kazermat në Shqipëri dhe Kosovë

Serbia po avancon në sigurimin e industirsë së armatimeve. Është vetë Presidenti i Serbisë, Aleksandar…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shqiptari që jeton në Vjenë jep detaje për tragjedinë ku vdiqën kosovarët

Avokati Mirsad Musliu, ka dhënë detaje mbi rastin tragjik në Vjenë të Austrisë, ku tre…

15 orë ago
  • BREAKING NEWS

Tragjike: Katër kosovarë dyshohet se humbën jetën në vendin e punës në Austri

Një rast i rëndë është regjistruar këtë të martë në Vjenë të Austrisë. Sipas raportimeve…

17 orë ago