KRYESORE

Në këtë datë Kosova do të lejojë fluturimet nga jashtë

Islam Spahiu, ministër këshilltar në Amabsadën e Kosovës në Bernë: “Operacionet normale të fluturimit mund të rifillojnë më së voni deri më 15 qershor. Edhe turistët gjithashtu mund të vijnë në Kosovë”

Lajmet e publikuara më herët gjatë ditës së sotme për vendet të cilat në qershor do të lejojnë hyrjen e pushuesve nga Zvicra nuk vlen vetëm me pushimet verore në Francë ose Gjermani.

Edhe banorët e Zvicrës me prejardhje nga Kosova gjithashtu mund të kalojnë pushimet verore në atdheun e tyre të vjetër, në Kosovë. Kështu shkruan 20muten.ch

I cituar nga gazeta në fjalë, Islam Spahiu, zv / ambasadori kosovar (ministër këshilltar) në Zvicër, shprehet kështu: “Ne do t’i zbusim kufizimet e hyrjes nga qershori”. “Operacionet normale të fluturimit mund të rifillojnë më së voni deri më 15 qershor. Edhe turistët gjithashtu mund të vijnë në Kosovë”.

Të kujtojmë: 15 qershori është data kur Zvicra hap kufijtë e saj me Gjermaninë, Austrinë dhe Francën, shkruan më tutje gazeta zvicerane.

“Kosova tashmë ka zbutur detyrimin e karantinës gjatë hyrjes. “Qytetarët kosovarë që vijnë nga jashtë, duhet të karantinohen zyrtarisht për një javë në vend të dy javëve sa ka qenë,” thotë Spahiu. Në qershor, megjithatë, masa me siguri do të hiqet, deklaron Spahiu. “Supozoj se do të jetë e mundur të udhëtohet atje përsëri me makinë”.

Islam Spahiu vërteton atë që ka thënë për gazetën zvicerane dhe shton: “deklarimi im ishte edhe në frymën e asaj që tashmë po vlerësohet lartë nga jashtë. Në raporte të ndryshme ndërkombëtare, po flitet për suksesin me të cilin Kosova e ka trajtuar koronavirusin”. Po ashtu dihet se më 15 qershor hapen të gjithë kufijtë në mes të shetteve të BE-së. Në këtë mënyrë, as Kosova nuk mund të mbetet e izoluar nga këto masa”, përfundon Spahiu deklarimin.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Operacion i madh kundër krimit të organizuar në Kosovë, përfshihen Europol dhe autoritetet e disa shteteve evropiane

Policia e Kosovës, nën monitorimin e Prokurorisë Speciale dhe në bazë të urdhëresës së Gjykatës…

6 orë ago
  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

2 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

2 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

2 ditë ago