OPINION

Në kohën e Zogut shqiptarët i dërgonin fëmijët në shkollat franceze e amerikane, tani në mejtepet turke

Nga Gani Mehmetaj

Në kohën e mbretit Zog shqiptarët i dërgonin fëmijët e tyre në shkollat franceze, amerikane e italiane. Nga Dardania e okupuar elita shqiptare, veçmas shqiptarët katolikë i dërgonin fëmijët në shkollim në Itali, Gjermani e Francë.

Fatkeqësisht pjesën më të madhe të asaj elite që dolën nga shkollat franceze, italiane, amerikane e gjermane Enver Hoxha i pushkatoi apo i kalbi në burgje. Të njejtën gjë e bëri edhe Jugosllavia e Josip Brozit me elitën intelektuale në Dardani e territorët tjera shqiptare.

Në shekullin XXI në Shqipëri e në Dardani një pjesë e elitës politike intelektualisht të retarduar kanë nis t’ i dërgojnë fëmijët e tyre në mejtepet turke të Gylenit e Erdoganit.

Godina e shkollës së famshme të Hari Fulcit sot është shndërruar-degraduar në Medrese turke për femrat shqiptare! Shembulli i shkollës me nam të vajzave “Nëna Mbretëreshë” të para nëntëdhjetë vjetësh në Tiranë, ka degjeneruar sot në shkollën e vajzave të mbuluara po në kryeqytetin shqiptar si në mesjetën arabe.

Është fatbardhësi që këta nxënës nuk janë shumë, ndërsa pjesa më e madhe e shqiptarëve kryejnë shkolla të qytetëruara shqiptare, amerikane e të Evropës Perëndimore. Se ku do ta fusin kokën fëmijët shqiptarë me mejtepe turke, athua e kanë menduar prindërit mendjeshkurtër?


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

9 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

11 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

11 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

12 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

12 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

15 orë ago