Recep Tayyip Erdogan ka folur si lider i botës islame në një konferencë ku kanë marrë pjesë shtete islamike, e pjesëmarrës ka qenë edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Erdogan me fjalimin e tij u ka kërkuar vendeve pjesëmarrëse që t’i dalin përballë perëndimin dhe ta luftojnë atë. Presidenti i Turqisë e ka akuzuar perëndimin për sulmet terroriste që kanë ndodhur në Turqi dhe se perëndimi po e prish “konceptin e familjes” që myslimanët e kanë.
Në një fjalim në Organizatën e Korporatës Islamike, presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan, ka goditur Izraelin dhe ka bërë thirrje për unitet islamik, në mënyrë që të konfrontohen me Perëndimin dhe me konspiracionin kundër shteteve islamike.
Tutje, udhëheqësi i Turqisë tha se shteti i tij ka qenë viktimë e sulmeve terroriste, për shkak të qëndrimit parimor që, sipas tij, ka pasur kundër dhunës në Jerusalem.
Ai thotë se Ankara është zëri i vetmuar që po përkrah palestinezët tani, ndërsa sipas Erdoganit, Izraeli po e rëndon gjendjen në Jerusalem dhe Palestinë cdo ditë e më shumë.
“Izraeli nuk e drejtësinë, ligjet dhe të drejtat e njerëzve, prandaj po thellohen krizat në rajon kundër myslimanëve”, ka thënë Erdogan, shkruan The Jerusalem Post, transmeton Gazeta Express.
Erdogan është zotuar se do të mbrojë të shtypurit nga regjimi izraelit, ndërsa, bazuar në fjalimin e presidentit të Turqisë, okupimin e veriut të Sirisë dhe dëbimin e rreth 350 mijë njerëzve nga ato zona nuk e sheh si dhunë ndaj njerëzimit.
Presidenti i Turqisë në këtë fjalim tha se është më mirë të mbrohen fëmijët, gratë, të moshuarit dhe njerëzit me aftësi të kufizuar nga kërcënimet perëndimore.
Duke akuzuar Perëndimi që po e shkatërron “konceptin e familjes”, Erdogan ka folur për vlera, që sipas tij, duhet t’i mbrojnë myslimanët.