Ndërsa në Evropë koronavirusi është duke u përhapur me ritme mjaft të shpejta, në Izrael janë duke punuar edhe natën për të krijuar vaksinën kundër kësaj sëmundje.
Programi italian televiziv “Quarto Grado” udhëtoi në laboratorët e Ness Ziona, pranë Tel Avivit, aty ku janë hedhur hapa të rëndësishme drejt vaksinës.
“Ne zbuluam, pothuajse, rastësisht se koronavirusi ka një strukturë shumë të ngjashme me atë të një virusi tjetër që ishim duke studiuar”, shpjegojnë studiuesit izraelitë. “Kështu që mund të themi se ne jemi tashmë në rrugën e duhur. Na duhen edhe disa javë për të nisur testimet dhe disa muaj që vaksina të jetë gati”.