FOTO&VIDEO

Në “Luginën e Diellit” në mes të Zveçanit e Mitrovicës shenjtërohet kisha fashiste serbe

Në një lokacionin në mes të Mitrovicës dhe Zveçanit, që pritet të shndërrohet në vendbanim të ri për mbi 1.000 serbë, të martën është shenjtëruar themeli i kishës së ardhshme. Bëhet fjalë për lokacionin të njohur nga serbët si Lugina e Diellit.

Shenjtërimin e themelit të kishës e ka bërë “peshkopi i Rashkës dhe Prizrenit”, Teodosije, ka njoftuar “radiokim.net”.

Sipas këtij mediumi, në Luginën e Diellit pritet të jetojnë rreth 1.500 serbë të kthyer.

Në ceremoninë fetare të së martës ishin edhe klerikë të tjerë, ndërsa morën pjesë banorë të Zveçanit dhe Mitrovicës.

Peshkopi Teodosije ka thënë se kompleksi që po ndërtohet duhet të jetë shtëpi për të gjithë serbët që duan të qëndrojnë dhe të jetojnë në Kosovë.

“Vendbanimi duhet të jetë edhe për ata që për arsye të ndryshme është dashur të largohen nga anë të ndryshme, që nuk mund të kthehen në shtëpitë e tyre e që duan të jenë banorë të Kosovës. Duhet që ata të gjejnë këtu shtëpinë e tyre, strehimin e tyre në këto shtëpi të ndërtuara nga Qeveria e Republikës së Serbisë”, ka thënë Teodosije.

Në Luginën e Diellit është paralajmëruar ndërtimi i 300 njësive banesore. 250 janë përfunduar deri më tash. Projektin Bregu i Diellit e realizon Qeveria e Serbisë.

Sipas faqes zyrtare të projektit, lokacioni shtrihet në 24,5 hektarë, kurse vetëm vendbanimi shtrihet në 14,7 hektarë. Do të ndërtohen 21 objekte me nga katër banesa, 12 objekte me nga dy banesa, 47 objekte me nga një banesë dhe 70 objekte tjera po ashtu me nga një banesë, por më të vogla. Kompleksi do të ketë edhe objekte përcjellëse, ndër të tjera edhe kishën


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

16 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

21 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

2 ditë ago