Forcat ukrainase kanë publikuar disa pamje që duket se tregojnë shkatërrimin pothuajse total të një kolone të madhe të makinerisë ruse në Novomykhailivka, Donetsk.
Sipas mediave të huaja, Brigada e 79-të e sulmit ajror publikoi një video përmbledhëse që dukej se përshkruante rreth 23 automjete të blinduara dhe tanke ruse duke u shkatërruar – në një rruge fshati.
Dhe trupat ukrainase i referohen zonës si “rruga e vdekjes” për shkak të humbjeve të vazhdueshme të Rusisë në rajon.
Ndërkohë imazhe të tjera duket se tregojnë ushtarë rusë që përpiqen të shpëtojnë nga goditjet e dronëve, duke u kapur nga tanket e tyre dhe duke u fshehur pas sasive të dheut – por që goditen përsëri.
Brigada thotë se sulmet u kryen duke përdorur zjarr artilerie, sisteme raketore antitank, dhe fluturake pa pilot.
Business Insider thekson se nuk mundi të verifikonte në mënyrë të pavarur pamjet, të cilën i shpërndau edhe Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës.
Ndryshe, Novomykhailivka ka qenë një “pikë e madhe” konflikti midis Rusisë dhe trupave ukrainase në Donbas.
Forcat ruse filluan sulmet nga lindja e fshatit në dhjetor, u drejtuan në jug në janar dhe u kthyen në lindje në shkurt.
Ndërkohë në fund të janarit, një video e publikuar nga Brigada e 72-të e Mekanizuar e Ukrainës dukej se tregonte dronët ukrainas duke goditur 11 tanke dhe automjete të blinduara në të njëjtën rrugë.
Një aeroplan ushtarak KC-135 për furnizim me karburant është rrëzuar në Irak, pas një “incidenti”…
Bashkësia Islame e Kosovës ka rritur vlerën e Sadakatul Fitrit për këtë Ramazani, duke e përcaktuar atë…
Prokuroria shtetërore në Lubjanë, Slloveni, ka ngritur më 12 janar aktakuzë kundër kryepeshkopit të Kishës…
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se për herë të parë në sistemin publik…
Shprehja e famshme se “diçka ndodhi dhe pjesa tjetër është histori” nuk vlen për zhvillimet…
Mes sulmeve amerikano-iraniane që po zhvillohen në Iran flamuri Izraelit i projektuar në qendër të…