Violeta Caka 47-vjeç me origjinë shqiptare e cila prej vitesh ishte zhvendosur në Itali, ka ndërruar jetë ditën e sotme si pasojë e një aksidenti tragjik. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:30 të mesditës së sotme në unazën Vignola.
47-vjeçarja tentoi të ndalonte në një pikë karburanti, kur një makinë e nxori në korsinë e kundërt. Në këtë moment ajo u përplas me një tjetër makinë e cila po vinte me shpejtësi.
Ajo u dërgua në spital, por mjekët nuk mund të bënin më asgjë për të. Mediat italiane shkruajnë se Caka la pas tre fëmijë të cilët bashkë me të atin e mësuan lajmin tragjik nga autoritete