The Economist
Në bregun jugor të Gjirit të Izmit, në kantierin e anijeve Golcuk, po ndërtohet e ardhmja detare e Turqisë. Një nga gjashtë nëndetëset gjermane ankoron në ujë ndërsa nëndetësja turke Piri Reis pritet t’i bashkohet flotës vitin e ardhshëm.
Ky është një triumf për marinën turke por një dhimbje koke për Greqinë.
Gjatë vitit të kaluar, Turqia dhe Greqia, megjithëse të dyja anëtare të NATO-s, u trajnuan në Mesdhe. Anijet e tyre luftarake patën përplasje gjatë verës së kaluar pasi Turqia dërgoi një anije eksploruese në ujërat e diskutueshme, raporton abcnews.al
Greqia iu përgjigj duke kërkuar ndihmë nga aleatët e saj në Europë dhe Lindjen e Mesme. Vendi madje bleu një sërë avionësh luftarakë francezë dhe në dhjetor, njoftoi se do të dyfishonte shpenzimet e mbrojtjes deri në 5.5 miliardë euro.
Megjithatë, kjo është më pak se gjysma e nivelit turk. Flota Detare Turke është më e madhe dhe më e re. Dhe Anadolu, një aeroplanmbajtës i projektuar në Spanjë, është në fazat e fundit të ndërtimit.
Nëndetëset e reja duket se do të përkeqësojnë problemin edhe më shumë. Nëndetëset Reis janë një version i tipit gjerman 214, i cili operohet nga marinat e Portugalisë, Koresë së Jugut dhe vetë Greqisë.
Një tipar i rëndësishëm është shtypja ajrit (AIP), e cila lejon që nëndetëset të zëvendësojnë furnizimin me ajër për të cilin do të duhej zakonisht një motor dizel. Një nëndetëse tradicionale dizel-elektrike mund të qëndrojë nën ujë për dy ose tre ditë.
Por nëndetëset me AIP mund të qëndrojnë për tre javë, tha Johannes Peters i Institutit për Politikën e Sigurisë në Kiel, dhe nuk ka “emetime të zhurmës” krahasuar me nëndetëset bërthamore më të zhurmshme, reaktorët e të cilave nuk mund të fiken.
Kjo është perfekte për ujërat e cekëta rreth konfliktit greko-turk dhe një plus për NATO-n.
Me 23 qershor, anijet ruse qëlluan me armë ndaj një nëndetëse britanike në ujërat e Krimesë. Dy ditë më vonë, Rusia filloi stërvitjet ajrore dhe detare në Mesdhe, duke u stërvitur me një grup nëndetësesh britanike.
Më pas një nëndetëse bërthamore amerikane u shfaq në Gjibraltar. Në të njëjtën kohë, nëndetëset “do të riformojnë ekuilibrin detar midis Greqisë dhe Turqisë”, tha Emmanuel Karagiannis i King’s College London.
Një thikë me dy presa
Nëndetëset mund të përdoren për mbledhjet e inteligjencës në ujërat e diskutueshme, duke përfshirë përgjimin përreth kabllove të ndjeshme të komunikimit të nëndetëseve që Greqia ka në plan të ndërtojë për të “arritur” Qipron, Egjiptin dhe Izraelin.
Nëndetëset mund të armatosen me raketa me rreze të mesme që mund të “neutralizojnë aftësitë e nëndetëseve greke”, shton Karagiannis, megjithëse kjo varet nga aftësia e Turqisë për të treguar forcat e saj.
Megjithëse Greqia nuk e kundërshtoi marrëveshjen kur ra dakord në 2009, situata e vitit të kaluar ndryshoi lojën, raporton abcnews.al
“Ne nuk po themi që nuk duhet ti shisni nëndetëse Turqisë “,” tha një zyrtar grek. “Ajo që ne po themi tani është se nuk duhet tija shisni “kësaj Turqie”. “Greqia dëshiron që Gjermania të ndalojë shitjen e nëndetëseve. Ai përmendi shembullin e Amerikës, e cila ndaloi Turqinë të blinte avionë F-35 dy vite më parë pasi bleu një sistem rus të mbrojtjes ajrore.
Megjithatë këto thirrje kanë rënë në vesh të shurdhër.
Shumë vende të BE-së kufizuan eksportet e armëve në Turqi në 2019, pas ofensivës së saj në Siri. Por pas rrëmujës së vitit të kaluar në Mesdhe, Gjermania, Italia, Spanja dhe disa vende të tjera bllokuan një përpjekje të Greqisë për të vendosur embargo të plotë të armëve.
Më pas, me 13 qershor, partitë në pushtet në Gjermani hodhën poshtë një mocion të mbështetur nga partitë Socialiste dhe të Gjelbërta për të ndaluar shitjen e armëve në Turqi. Rezistenca e Gjermanisë për të prishur marrëveshjen e nëndetëseve nuk është për t’u habitur.
Vlera e marrëveshjes besohet se është 3.5 miliardë dollarë, një shumë e konsiderueshme krahasuar me eksportet totale të armëve të Gjermanisë prej 14 miliardë dollarësh gjatë dekadës së fundit.
Vendi kontrollon në veçanti tregun botëror për nëndetëset, pasi ka shitur më shumë se 120 deri në 17 të tilla që nga vitet 1960. E fundit është Australia, e cila po konsideron blerjen e nëndetëses gjermane 214 për të mbushur boshllëkun e vendit deri në marrjen e nëndetëseve të reja franceze në vitet 2030.
Sidoqoftë, arsyet financiare nuk janë gjithçka. Marrëdhëniet e Turqisë me BE-në dhe pozicioni i saj në NATO janë kthyer në çështje konfliktuale brenda dy institucioneve. Franca, Greqia dhe Qiproja nuk janë dakord me veprimet e Turqisë duke i cilësuar si sjellje agresive dhe ekspansioniste.
Ndërsa Gjermania, si Italia, Polonia dhe Spanja, dëshirojnë të parandalojë që marrëdhënia mes vendeve të përkeqësohet. Një pjesë tjetër kërkon të kontrollojë migrimin. Angela Merkel, Kancelarja Gjermane, është “fiksuar” më këtë çështje, thekson zyrtari grek.
“Kjo e lejon Turqinë të shantazhojë Europën,” shton ai. Pas një samiti të BE-së në 24 qershor, Merkel tha se blloku ra dakord të sigurojë 3 miliardë euro për emigrantët në Turqi si një vazhdim i një pakete prej 6 miliardë eurosh e aprovuar në 2016.
Edhe pse numri i kalimeve ilegale nga Mesdheu Lindor është përgjysmuar krahasuar me vitin e kaluar, ka më shumë se 3 milion refugjatë në Turqi. Por çështje më të mëdha janë në lojë. Disa janë strategjike. Gjermania e sheh Turqinë si një mbrojtje të NATO-s në pjesën jugore të Rusisë.
Nga ana tjetër, Gjermania ka diasporën më të madhe turke në botë, me rreth 3 milion njerëz me origjinë turke.
“Marrëdhëniet e Gjermanisë me Turqinë nuk janë vetëm një çështje e politikës së jashtme, por edhe një çështje e brendshme”, thotë Sinem Adar i Qendrës për Studime Turke në Berlin.
Gjatë këtij viti NATO ka bërë 6 raunde bisedimesh midis forcave të armatosura greke dhe turke, duke çuar në krijimin e një linje të nxehtë ushtarake për t’u përdorur në rast krize. Negociatat midis dy vendeve rreth të drejtave të shpimit dhe çështjeve të lidhura me të rifilluan në fillim të këtij viti, megjithëse përparimi është i ngadaltë.
Kyriakos Mitsotakis, kryeministri i Greqisë, u takua me Rexhep Tajip Erdogan, president i Turqisë, në 14 qershor në një samit të NATO-s. Pas një javë, Turqia nisi stërvitjet ushtarake në Detin Egje pasi akuzoi Greqinë për prishjen e një marrëveshjeje, në të cilën duhej të shmangeshin stërvitjet ushtarake gjatë muajve të verës.
Por sipas gjasave, nëndetësja Piri Reis mund të fillojë stërvitjet vitin e ardhshëm.
Përktheu Sonila Backa