Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për “Kanosje”, mëngjesin e të shtunës, rreth orës 09:15.
Ai dyshohet se ka kërcënuar me vrasje një person dhe familjen e tij. Ai i ka kanosur se do t’i vrasë të gjithë, nëse deri të hënën nuk ia sjellin atij 50 mijë euro.
Prokurori ka urdhëruar që i dyshuari pas intervistimit, të dërgohet në mbajtje, njofton Policia.