New York/ Programi i njohur “That’s Delicious” në restoration shqiptar

Shefi i kuzhinës, Arian Asllan i cili, është gjithashtu drejtues i programit televiziv “That’s Delicious” në New York.


Në serinë e ardhshme të “That’s Delicious” ai dhe skuadra e tij do të flasin për kuzhinën shqiptare gjatë një vizite në lokalin e Ramiz Kukaj “Cka ka qëllu“.

Ai është i njohur me emrin e artit “Action Bronson” në karrierën e tij si këngëtar.

Restoranti është në Bronx, New York dhe është i bazuar tek tradita e ushqimeve shqiptare, çdo gjë në atë restorant është shqiptare.

Duke filluar tek ushqimi dhe përfunduar tek dizajni I restorantit ku në çdo cep do të gjesh diçka shqiptare.

Në fillim të emisionit Ariani thotë: Ky është një restorant i mrekullueshëm, ushqimi shqiptar në mënyrën më të mirë. Ky është restoranti i parë shqiptar në llojin e tij në këtë shtet, nuk është vetëm një restorant por është një qendër kulturore ku mund të mësosh. Ke foto të luftëtarëve dhe kampionëve nëpër mure.