POLITIKE

Nezir Mehmetaj ende në burgun serb, familja thotë se lojërat politike ndikuan në moslirimin e tij

Të premten bëhen 3 muaj që kur autoritetet serbe ndaluan kosovarin Nezir Mehmetaj në pikën kufitare në Merdare.

Që nga ajo kohë, kosovari që jeton në Zvicër vazhdon të përballet me drejtësinë e dyshimtë serbe, e cila vazhdon të jetë e ndikuar nga politika.

Vëllai i Nezirit, Valoni ka thënë se autoritetet kosovare e kanë përkrahur familjen në synimin për ta liruar familjarin e tyre, por që situata e fundit politike ka ndikuar paksa negativisht në këtë drejtim.

“Kishim përkrahjen e autoriteteve kosovare. Kanë tentuar të na ndihmojnë në këtë drejtim. Por, lojërat politike që ndodhin së fundi duket se kanë çorientuar edhe përkrahjen për lirimin e Nezirit. Jemi ende në pritje të procedurave. Këtë javë bëhen 3 muaj nga arrestimi i tij. Në javën e parë të prillit pritet të mbahet seancë për shqyrtim të rastit. Mbetet të shihet nëse do të përfundojë masa e fundit e paraburgimit që i është caktuar” ka thënë vëllai i Nezir Mehmetajt, Valoni.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Operacion i madh kundër krimit të organizuar në Kosovë, përfshihen Europol dhe autoritetet e disa shteteve evropiane

Policia e Kosovës, nën monitorimin e Prokurorisë Speciale dhe në bazë të urdhëresës së Gjykatës…

7 orë ago
  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

2 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

2 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

2 ditë ago