Në rrjete sociale janë publikuar video të një grupi burrash serbë nga Graçanica që ka udhëtuar drejt Beogradit në mënyrë të organizuar për të mbështetur “studentët që duan të studiojnë” në parkun afër Presidencës së Serbisë.
Në mesin e tyre, siç ka shkruar “Radiokim”, shumica janë burra më në moshë.
Siç raportohet, shumica e atyre që kanë udhëtuar janë punonjës të “institucioneve serbe”, por edhe ata që “s’kanë kontrata të përhershme”.
Branimir Stojanoviq nga Lëvizja Kombëtare Serbe ka thënë se “ata janë aktivistë të Listës Serbe, Partisë Progresiste Serbe dhe të obliguar për t’i dëgjuar strukturat”.
Se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po paguan serbë nga Kosova për të shkuar në kampin e ngritur para Presidencës Serbe, një ditë më parë tha edhe gazetari dhe udhëheqësi i lëvizjes “Dashuri, besim, shpresë” në Serbi, Nemanja Sharoviq.
Që nga fundjava e shkuar serbë, që thonë se janë studentë, janë grumbulluar në një park afër Presidencës së Serbisë dhe kanë ngritur kamp. Sipas raportimeve të mediumeve të pushtetit, ata janë “studentë që duan të mësojnë”, dhe që “duan të kthehen në klasat e tyre sa më shpejtë që të jetë e mundshme”.
Ky kamp po konsiderohet si “mburojë” për Vuçiqin para protestës së paralajmëruar për 15 mars nga studentët.
Serbia është duke u përballur vazhdimisht me protesta masive të studentëve që po kërkojnë drejtësi për 15 viktimat e 1 nëntorit kur në Novi-Sad u shemb streha e hekurudhës.
Presidentja e Kosova, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se ka nxjerrë dekretin për shpërndarjen…
Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…
Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…
Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…