FOTO&VIDEO

Nga grafiti UÇK te dënimi me burg: Si ndodhi incideni i tifozëve të Bashkimit në Mal të Zi?

Një incident me tifozët e klubit të basketbollit “Bashkimi” nga Prizreni ka ndodhur  mbrëmjen e së enjtes në qytetin Meljine të Malit të Zi, ku policia malazeze ndaloi një autobus me shtetas kosovarë, të cilët po ktheheshin nga Italia pas një udhëtimi me ekipin e tyre.

Klankosova.tv ka raportuar të gjitha zhvillimet e incidentit të mbrëmshëm, që nga momenti i ndalimit të tyre në Mal të Zi e deri te reagimi i fundit i klubit.

Më poshtë mund të gjeni një përmbledhje të rrjedhjes së plotë të ngjarjes:

Sipas mediave malazeze, disa tifozë të grupit “Arpagjikt” kishin ndalur për pushim dhe kishin shkruar një grafit në një objekt me ngjyrë të kuqe, me mbishkrimin “APRZ UÇK 1878”.

Banorë lokalë raportuan rastin në polici, e cila më pas shoqëroi dy persona në stacionin policor të Herceg Novit.

Njëri prej tyre, 22-vjeçari nga Kosova, Edison Shehu, pranoi se kishte shkruar grafitin dhe u dënua me 10 ditë burgim nga Gjykata për Kundërvajtje të Vogla në Budvë – Departamenti i Herceg Novit.

Përveç dënimit me burg, atij iu shqiptua edhe masa njëvjeçare e dëbimit nga territori i Malit të Zi.

Sipas vendimit të gjykatës, Shehu u shpall fajtor për shkeljen e nenit 18 të Ligjit për Rendin dhe Qetësinë Publike, që parasheh dënime për dëmtimin e objekteve përmes shkrimeve apo grafiteve.

Ai pranoi veprën, duke sqaruar se “APRZ” është akronimi i grupit të tifozëve, ndërsa “UÇK” i referohej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

3 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

4 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

4 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

5 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

5 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

9 orë ago