FOTO&VIDEO

Nga kemi ardhur dhe a jemi të vetëm në këtë botë? Nis udhëtimin teleskopi që do t’i përgjigjet këtyre pyetjeve

Teleskopi revolucionar i NASA-s, James Webb, nisi udhëtimin e tij prej 1,5 milionë kilometrash për në orbitën e diellit. Nisja ishte planifikuar dhe shtyrë disa herë prej disa dekadash, por këtë të shtunë, në mëngjesin e Krishtlindjes, ajo u realizua, nga baza hapësinore europiane në Guianën Franceze në Oaqeanin Atlantik. Sipas NASA-s, kjo nismë është edhe fillimi i një epoke të re në astronomi.

Teleskopi Webb, i cili konsiderohet si më i fuqishmi dhe më i ndërlikuarai në botë, do t’i japë përgjigje shumë pyetjeve rreth sistemit tonë diellor, do të studiojë planetët jashtë sistemit tonë diellor dhe do të na japë një panoramë të universit të cilën nuk kemi qenë në gjendja ta shohim më parë.

Agjencia Hapësinore Europiane e quajti një dhuratë për Krishtlindje nisjen e misionit, ndërsa Administratori i NASA-s, Bill Nelson, tha në fjalën e tij se kjo është një ditë e madhe për planetin Tokë.

Teleskopi është i pajisur me një pasqyrë që mund të hapet deri në 6,5 metra, dhe që do ta lejojë të mbledhë edhe më shumë dritë nga objektet që do të vëzhgojë në hapësirë. Sa më shumë dritë të jetë në gjendje të mbledhë teleskopi, aq më shumë detaje mund të pikasë. Pasqyra është e përbërë nga 18 copa hekzagonale të lara me florim secila me një diametër prej 1,32 metrash.

Që prej vitit 2004, mijëra shkencëtarë, teknikë dhe inxhinierë nga 14 shtete të botës kanë harxhuar 40 milionë orë për ta ndërtuar këtë teleskop, i cili përmban pjesë nga Agjencia Hapësinore Europiane dhe ajo e Kanadasë. Tani, Webb do të na ndihmojë të kuptojmë origjinën e universit dhe t’i japim përgjigje pyetjeve kyçe mbi ekzistencën tonë, si nga kemi ardhur dhe a jemi të vetëm në këtë botë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

4 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

11 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

15 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

17 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago