Anëtarët e Forumit Patriotik “Djemtë e Labërisë” ditën e sotme kanë organizuar një tubim paqësor përpara konsullatës greke në Gjirokastër. Në këtë protestë ka pasur pjesëmarrje duke nisur edhe nga Kosova.
Ata kanë kërkuar largimin e konsullit grek që ndodhet në Gjirokastër, për shkak se u janë cënuar të drejtat e shqiptarëve në Greqi.
Për protestën është kërkuar leje në Drejtorinë Vendore të Gjirokastrës, por këto të fundit nuk e kanë lejuar për shkak të pandemisë. Mësohet se janë shoqëruar 5 persona në polici pasi kjo e fundit nuk lejojnë tubimin në kuadër të pandemisë.
“Jam Selvie Sadiku, unë vij nga Vushtria, i kemi ardhur për të protestuar për të drejtat e shqiptarëve në Greqi. Vëllezërit dhe motrat tona në Greqi nuk gëzojnë të drejtat në atë vend, që është një shtet i BE-së. Grekët në Shqipëri gëzojmë të gjitha të drejtat. Po na çojnë në komisariat për shkak të pandemisë. Shqiptarët në Greqi nuk kanë të drejtë të vizitojnë as varret e të afërmve të tyre. Këta po na cojnë në komisariat për shkak të pandemisë, por ne masat i kemi marrë”, tha një protestuese nga Kosova.
Kujtojmë se djemtë e Labërisë kanë djegur një ditë më parë edhe flamurin Grek, pas videos së publikuar nga minoritet grek në Sarandë të cilët digjnin flamurin grek.