Nga miliarder në zero për 48 orë – Historia shokuese e Cirkut të Diellit

“Nuk e kisha menduar kurrë në jetën time, se brenda 48 orëve, do të shkoja 1 miliard dollarë fitime, në zero fitime”.

Daniel Lamarre, zëvendësdrejtor i Cirkut të Diellit, e ka kuptuar më mirë se kushdo se kur një pandemi godet, pak gjë mund të bëhet mbi të.

Sipas tij, realiteti është se nuk ka rëndësi se sa borxhe një person ka. Për sa kohë nuk ka të ardhura, nuk ka rëndësi borxhi. Rëndësi ka që nuk ka të ardhura.

Daniel Lamarre

Lamarre ia kishte arritur ta mbante grupin më të famshëm të cirkut në botë ndoshta, gjithnjë në lëvizje.

Kjo, deri në mars 2020.

“E premtja e zezë” e 13 marsit – siç e quan ai – nuk kishte të bënte me uljen e çmimeve. Në të kundërt, kishte të bënte me shuarjen totale të biznesit të tij dhe shumë të tjerëve.

Shfaqjet e cirqeve në mbarë botën filluan të anuloheshin, për shkak se qeveritë, kishin ndërmarrë politika për të parandaluar COVID-19.

“Të gjithë spektaklet u anuluar. Por, nëse Las Vegasi mbetet i hapur, do të jemi mirë”.

Kjo ishte shpresa dhe siguria që Lamarre i dha bashkëshortes së tij asokohe.

Të nesërmen, shteti i Nevadës mbylli zyrtarisht bizneset jo thelbësore për jetën.

Kazinotë dhe cirqet u zhbënë pa afat.

Atë ditë, Lamarre u kthye në shtëpi i bardhë borë, me mendimin se gjithçka kishte marrë fund.

Thuajse 4 mijë e 700 punonjës të cirkut, duhet të linin punën. Kjo përkon me 95% të gjithë stadit. Dhe, këtë lajm, Lamarre u desh t’ja servirte atyre nëpërmjet një thirrjeje me video.

Cirku i Diellit ishte ndër të parat biznese që u mbyllën dhe ndër të fundit, të cilat do të rihapeshin.

Një vit e gjysmë më vonë, dy shfaqje u rihapën në Las Vegas. Udhëtimet po rikthehen në nivele të mira dhe publiku po lejohet në shfaqje argëtimi.

Gjithsesi, COVID-19, mbi të gjitha varianti i fundit Omicron, është ende aty i pranishëm. Rreziku që kanoset është i madh.

Përgjegjës mbi gjithçka ndodh me Cirkun e Diellit, është vetë 68-vjeçari Lamarre. Megjithëse, rolin ekzekutiv, ai duket se nuk do ta përjetojë më në një epokë pandemike dhe ia ka kaluar dikujt tjetër.

900 milionë dollarë, ishte borxhi në të cilin Cirku i Diellit u fut në krizën e madhe të 2020-ës.

 

Në pak orë të muajit mars, puna e tij u shndërrua nga “puna më e bukur në botë në një makth të vërtetë”.

Për ta mbajtur biznesin gjallë, atij iu desh të binte ndesh me gjithë qëllimin e tij në jetë – të krijonte punë për artistët.

Këtë qëllim ai e shoi duke pushuar nga puna pjesën më të madhe të gjithë mekanizmit.

Por, çfarë e mbajti gjallë frymën e varietesë, ishte vizioni i një jete post-pandemike, ku publiku do të rikthehej me shkëlqim në sy e duartrokitje në duar për performuesit.

Fundi i vitit 2020, risolli në skenë rreth 1 mijë nga 2 mijë performues. Po aq, edhe pjesë të stafit mbështetës.

Më shumë priten vitin e ardhshëm 2023, kur pandemia të jetë zhbërë edhe më tej.

Ndërsa, mbi shfaqjet, ato duket se nuk do të përfaqësojnë më një koreografi munumentale rreth të errëtës. Gëzimi i jetës, do të jetë motivi i ri i diellit të rilindur të Cirkut të Diellit.