Një atentat me armë zjarri tronditi sot qytetin e Pogradecit, ndërsa shënjestër e sulmit mbeti një i ri, djali i biznesmenit të njohur, Jetmir Muçllari.
Gazetarja Klodiana Lala bën me dije për Balkanweb se Johan Muçllari u qëllua nga dy persona që lëviznin me makinë.
Burimet e policisë konfirmuan pak më vonë se autorë të dyshuar të ngjarjes ishin Firdeus Berberi dhe Greisi Maxhari, të cilët janë shpallur në kërkim nga policia. Njëri prej tyre dyshohet se është i përfshirë edhe në ngarjen e dy viteve më parë ku u sulmua sërish me armë djali i biznesmenit nga Pogradeci.
Mësohet se Muçllari ka shkuar vetë në spital, ndërsa kanë qenë mjekët që kanë njoftuar policinë. Kjo e fundit sapo mbërriti në spital, mori në pyetje personin e plagosur.
Balkanweb mëson se përveç plumbit që ka marrë në këmbë, dyshohet se i riu ka marrë edhe një plagë tjetër në pjesën e kokës, në afërsi të qafës. Dyshimet e para janë që ai është goditur me një mjet prerës.
Pasditen e sotme (e hënë) u njoftua se Joan Muçllari u nis për kurim të specializuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Ai tha në dëshminë para policië së dy persona e kishin plagosur.
Plagosja me armë zjarri e të riut në Pogradec sipas policisë ka ndodhur si pasojë e një konflikti disa vjeçar mes autorëve dhe të plagosurit. Ngjarja e ndodhur sot rreth orës 16:00, ka lidhje me një atentat që është bërë në Gusht të vitit 2020 në Hotel Voloreka në Pogradec .
Persona të paidentifikuar kanë hapur zjarr me kallashnikov ndaj hotelit në pronësi të tyre në Tushemisht, madje në mes të sezonit turistik të dy viteve më parë.
Ata qëlluan me 100 plumba në drejtim të hotelit, por fatmirësisht nuk pati të lënduar. Ky ishte sulmi i dytë brenda një jave në atë kohë në këtë biznes.
Joan Muçllari, djali i pronarit të hotelit, në atentatin e parë u ka shpëtuar plumbave pasi ishte në hotel duke fjetur në momentin e breshërisë së plumbave të dy viteve më parë.
Në gushtin e vitit 20200 pronari i Hotelit “Voloreka”, Jetmir Muçllari zbuloi se atentatorët kishin qëlluar disa herë në drejtim të dhomës së djalit të tij dhe dy dhomave të tjera, ku ishin turistë. Muçllari deklaroi se ndiheshin të kërcënuar të gjithë si familje dhe madje ka kërkuar mbrojtje nga policia.
“Ngjarja ndodhi në orën 4:40 min. Kanë qenë dy persona në këmbë, të cilët kanë qëlluar me kallashnikovë, duke shkrehur disa karikatore në drejtim të makinave të parkuara dhe hotelit. Atentatorët kanë qëlluar disa herë në drejtim të dhomës ku flinte djali dhe dy dhomave ku ishin turiste. Nga plumbat nuk ka persona të lënduar. Fillimisht autoret qëlluan në drejtim të rojës së hotelit, duke i kërkuar që të mos levizte. Plumbat demtuan dy makinat e mia dhe të djalit dhe 4 mjete të turisteve. Jemi të kercenuar si familje. Kërkojme mbrojtje nga policia. Dyshoj se objektiv i atentatit te sotëm dhe atij qe ndodhi para një jave ka qene djali im. I kam denoncuar me emra autoret, por policia nuk po vepron. Kerkoj azil për dy djemte, pasi këtu ju rrezikohet jeta”, deklaroi asokohe Muçllari.