Besimtarja myslimane, përkthyesja Smeralda Çaça në studion e “ABC News” ka folur për protestën për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar dhe përballjen me policinë në momentin e shembjes së teatrit deri në komisariat.
Gjatë intervistës përkthyesja ka ndarë momentet e padëshiruara të asaj proteste, ndërsa tregoi se në kishte edhe gra të tjera agjëruese. Më tej shton se kur është shoqëruar në komisariat ka parë edhe protestues të tjerë të ndaluar. Çaça thekson se ende është e tronditur nga ai vendim për shembjen e teatrit, duke theksuar se mund të shmangej duke ndërtuar një teatër të ri, dhe se dhuna e përdorur gjatë protestës sipas saj ishte një akt absurd.
Me shpresën se vendimi për shembjen e teatrit do të tërhiqej, Çaça ka shprehur me emocion se ka shpresuar duke besuar deri në momentin e fundit se diçka mund të ndryshonte, por që nuk ndodhi.
“Unë i jam bashkuar protestës për mbrojtjen e teatrit verën e kaluar. Ka qenë një dëshirë spontane. Kisha shumë besim që pas gjithë arritjeve nga aktivistët e Aleancës kisha besimin që qeveria do të zmbrapsej nga vendimet”, u shpreh ajo.
Ndërsa tregon momentin e përplasjes me policët gjatë protestës ajo theksoi se urdhri ishte që askush nuk duhej të kalonte në ambientet e teatrit.
“Doja të isha dëshmitare për atë paturpësi që po bënin. Në komisariat kishte edhe protestues të tjerë. Nuk kisha presion psikologjik. Kishin bindjen se ne myslimanët jemi në muajin e shenjtë dhe nuk duhet të ishim aty. Ndërsa disa policë u shprehën: Jemi më të drejtën, por duhet të zbatojmë urdhrat. Besoj që protesta do të përshkallëzohet. Aktivistët janë të vendosur ta çojnë deri në fund shkeljen e kësaj kauze”, u shpreh ajo.
Ndërkohë ajo shpjegoi se ka shumë hadithe që e nxisin njeriun të jetë aktiv, nuk bën dallime. “Në atë protestë ne e kemi thënë fjalën tonë. Gjithashtu unë përfaqësoj veten time, edhe tendenca shkon drejt keqinterpretimit, ndërsa shtoi se nuk i ka munguar mirëkuptimi nga familja, nga bashkëshorti. Prania ime ka qenë rreth orës 8:30.
Kur pashë djemtë që rriheshin dhe gjakoseshin, situata ime nuk ishte asgjë. Ne ndjehemi të shtypur dhe të përbuzur, kam ditë dhe ende nuk po e marr vetën, nga një vendim i tillë. Unë vij nga një qytet i vogël që nuk ka teatër, në Kavajë nuk ka teatër. Përse të mos ndërtohet një atje”, u shpreh Çaça.
Sipas saj qytetarët janë ende të trembur nga koronavirusi, dhe një akt i tillë është shumë absurd. “Kur ai shtyp një protestë të tillë nga më paqësore, atëherë çfarë mund të bëj unë si individ”, tha ndër të tjera ajo.