Deri në dhjetorin e këtij viti, shtëpitë e pleqve do të furnizohen me ushqime nga një kompani që po hetohet për falsifikim nga Prokuroria e Shtetit.
Në nëntorin e vitit 2019, Agjencia Qendrore e Prokurimit kishte nënshkruar tenderin me titull “Furnizim me artikuj ushqimorë – Kategoria 4 – Lot 1”. Tenderi peshonte afro 3 milionë euro, e fituese ishte “Beni Dona Plast”., raporton Koha.net
Ndërkaq Insajderi, pas hhulumtimeve të saja kishte raportuar se edhe pse ende nuk ka ndonjë vendim nga Prokuroria Themelore e Prishtinës për hetimet ndaj kompanisë “Beni Dona” pronë e afaristit Ragip Mustafa, ajo është duke vazhduar furnizimin me ushqim për pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës. E pronar i kompanisë, “Beni Dona Plast SH.P.K” është Ragip Mustafa i cili është edhe anëtar i Këshillit të përgjithshëm të LDK-së.