Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të vona të së premtes në Elbasan, ku një person është raportuar i vdekur.
Policia ka bërë të ditur se rreth orës 22:30, në vendin e quajtur “Kryqi”, në rrugën e vjetër Elbasan – Krrabë, është djegur një automjet tip “Volkswagen”. Zjarrfikësit dhe policia kanë shkuar në vendin e ngjarjes ndërsa brenda automjetit kanë gjetur një person të pajetë.
Nga veprimet hetimore të kryera është mundësuar të identifikohet viktima, i cili është shtetasi Armand Mici, 32 vjeç, banues në Elbasan.
Gjithashtu nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera, është mundësuar të dokumentohet se ky shtetas dyshohet, nën efektin e depresionit, ka blerë një sasi lënde djegëse benzinë në një pikë karburanti dhe ka realizuar vetëvrasjen, duke i vënë flakën automjetit tip Volkswagen Passat me targa AA 273 NU.