LAJME

Ngjela: Fitore e madhe për Shqipërinë

Fitore e madhe për Shqipërinë.

Sot Gjykata e Posaçme në Tiranë, e la në burg Fredi Belerin.

Fitore e madhe e drejtësisë kundër anti-shqiptarisë.

Por, ky është edhe një sukses i çështjes kombëtare shqiptare, sepse anti-sjqiorarizmi kërkonte që me agjentë të blerë të merrte bashkinë e Himarës.

Ata çirren me ligësi antishqiptare, kurse shqiptarët qeshin me naivitetin e tyre mesjetar.

Ata kanë 200 vjet që duan ta bëjnë këtë, por tani Shqipëria u tha: rrini në punën tuaj se këtu vendi ka zot. Keni bërë krime kundër shqiptarëve, por tani ka ardhur koha e Shqipërisë.

Dje Çamëria festoi në mënyrë madhështore festën e saj. Optimizëm, pas 78 vjetësh të dëbimit të tyre nga trojet etnike mijëravjeçare.

Por, po vjen një kohë tjetër.

Çamëria është Shqipëri.

Ta dinë mirë ata injorantë mesjetarë në Athinë që qajnë për një injorant, spiun dhe i dënuar për një krim nga Gjykata e Posaçme në Tiranë. Një farë Beleri, Beleri ky që manipuloi votat që Greqia të merrte qendrën e Labërisë – Himarën.

Kurrë nuk do të mund ta marrë.

Dhe po bëhen qesharakë me tendencën e tyre të një gënjeshtre historike.

Dhe mos harroni që Beleri ishte kandidat i koalicionit Berisha-Meta, për Himarën.

Ja ky është Sali Berisha.

Por, SPAK është ndërtuar ndërkombëtarisht për të shpëtuar Shqipërinë nga korrupsioni dhe antishqiptarët që i kanë marrë frymën deri tani.

Qëndrimi i sotëm i SPAK dhe klithmat e Saliut kundër tij, treguan se SPAK është mburojë shqiptare kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe ligësisë të fqinjëve tanë që kanë grabitur territoret e Shqipërisë.

Na ngrohu të gjithëve SPAK-u sot, por duhet të lëvizë edhe më shpejt.

Por tani shqiptarët janë dy shtete në Gadishullin Ilirik, dhe drejt autonomisë të 1.2 milionë shqiptarëve që jetojnë në Maqedoninë e Veriut.

Asgjë nuk i bëjnë më dot Shqipërisë veglat e Beogradit dhe Athinës në Shqipëri.

Asgjë.

Dhe koha ecën edhe drejt fitoreve të reja të Shqipërisë dhe shqiptarizmit.

Kjo është e sigurt…


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Operacion i madh kundër krimit të organizuar në Kosovë, përfshihen Europol dhe autoritetet e disa shteteve evropiane

Policia e Kosovës, nën monitorimin e Prokurorisë Speciale dhe në bazë të urdhëresës së Gjykatës…

16 orë ago
  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

2 ditë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

2 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

2 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

2 ditë ago