LAJME

Nis aplikimi i gjobave për këmbësorët në Shqipëri

Ky është një nga rastet e shumta kur qytetarët i bien shkurt duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor dhe duke u bërë një potencial serioz për aksidente në rrugore. Ndërsa ky qytetar tjetër rrezikon jo vetëm veten e tij, por edhe drejtuesit e automjeteve duke kaluar mes për mes autostradës Tiranë-Durrës.

Por një situatë e tillë nuk do të tolerohet më dhe pas 7 vitesh nga hyrja në fuqi të dispozitave ligjore, Policia Rrugore ka nisur aplikimin e gjobave edhe për këmbësorët që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor. Në nenin 188 të Kodit Rrugor, këmbësori i cili shkel rregullat e qarkullimit rrugor gjobitet nga 500 deri në 2 mijë Lekë.

Gerhard Baka, specialist trafiku, Policia Rrugore: Për këmbësorët, të cilët kapërcejnë karrexhatën dhe jo në vendet e përcaktuara, ndëshkohen njëlloj si drejtuesit e mjetëve që nuk i japin përparësi këmbësorit, në kalimet e përcaktuara për këmbësorët.

Pavarësisht se gjobat parashikohen deri në 2 mijë Lekë, policia ka zgjedhur që fillimisht të aplikojë gjoba deri në 1 mijë Lekë, kjo edhe si një masë sensibilizuese.

Gerhard Baka, specialist trafiku, Policia Rrugore: 1 mijë Lekë të reja masa adminstrative për këmbësorin. Deri në likujdimin e masës administrative, i mbajmë kartën e identitetit dhe në momentin që këmbësori paraqet mandatin, i kthehet karta e identitetit.

Sipas INSTAT, këmbësorët janë të dytët për shkakun kryesor të aksidenteve rrugore. Në 16 % të rasteve aksidentet ndodhin për shkak të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor nga këmbësorët.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Trump paralajmëron Iranin për minat në Gjirin e Hormuzit:“Pasojat ushtarake do të jenë historike”

Presidenti amerikan Donald Trump publikoi një mesazh në Truth Social pas raportimeve se Irani po…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Mira Murati arrin marrëveshje me gjigantin e teknologjisë ‘Nvidia’ për zhvillimin e AI-së

Kompania shqiptare e inteligjencës artificiale Thinking Machines Lab, e themeluar nga Mira Murati, ka njoftuar…

10 orë ago
  • BOTA

Rusia tradhtoi Iranin!

Rusia i ka siguruar Shtetet e Bashkuara se nuk do t'i kalojë Iranit informacione inteligjence…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Një shqiptare pritet të bëhet Zonja e Parë e Baden-Wurttembergut

Partia e Gjelbër fitoi zgjedhjet shtetërore në Baden-Wurttemberg më 8 mars 2026, me 30.2 për…

12 orë ago
  • KRYESORE

Tragjedia në Rahovec: A duhet të agjërojnë fëmijët?

Një rast tronditës ka ndodhur gjatë ditëve të fundit në Rahovec, ku një fëmijë 7-vjeçar…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Pamje nga përleshja me armë i grupeve “Capat”- “Sekiraqa” në 2024-ën në Aktash, ku mbeti një i vdekur

Prokuroria Themelore në Prishtinë më 12 shkurt 2026 kishte ngritur aktakuzë ndaj nëntë personave: Korab…

14 orë ago