Nis shembja e banesave tek Unaza e Re, banorët përplasen me policinë

IKMT ka nisur aksionin për shembjen e banesave te Unaza e Re mes tensioneve të shumta.

Që në orën 06:00 të mëngjesit kanë nisur përplasjet mes banorëve dhe policisë, ndërkohë që fadromat kanë vazhduar punën për prishjen e 8 ndërtesave të parashikuara për ditën e sotme.

Banorët kanë hedhur gurë ndaj policisë, ndërsa forcat policore janë kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës.

Nga përplasja ka patur disa persona të plagosur, ndërkohë që policia ka shoqëruar rreth 10 banorë.