POLITIKE

Nismë nga Beogradi: ‘Mini-Shengeni’ ballkanik e ka propozuar Serbia

Liderët e tri vendeve ballkanike, ai i Shqipërisë Edi Rama, Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe i Serbisë Aleksandar Vucic, kanë arritur një ujdi rreth projektit për ‘mini-Shengenin’ ballkanik, natyrisht projekt ky i rrezikshëm i cili nuk përfshinë Kosovën dhe shtetet e tjera të Ballkanit, përjashtuar Malin e Zi.

Kjo nismë e tri liderëve të këtyre shteteve po thuhet se ka adresën nga Beogradi, madje vet zyrtarë të lartë të shtetit të Serbisë po e vërtetojnë këtë.

Ministri i Punëve të Jashtme serve, Ivica Dacic, ka zbuluar se prapa nismës për “minishengen” qëndron Beogradi, një gjë të tillë sipas tij po bëhet nga Serbia për t’i hequr të gjitha barrierat mes shteteve.
“Unë mendoj se jem larg nga ajo (vazhdimi i dialogut), sepse institucionet e Kosovës duhet të krijohen. Se a do të krijohen apo jo është një pikëpyetje e madhe. Taksa është një vendim që se ka parë historia, sigurisht që ne nuk e konsiderojmë Kosovën si një shtet tjetër dhe këtu nuk bëhet fjalë për raporte bilaterale por… Beogradi propozon minishengenin, heqjen e të gjitha barrierave, dhe Prishtina vendos taksë 100 për qind. Është totalisht një vendim kundër përpjekjeve për normalizim dhe pajtim në gjithë rajonin. Ne nuk jemi shumë optimist rreth kësaj, por ne do të shohim si do të rrjedh situata. Në çdo rast Serbia do të jetë një faktor konstruktiv”, ka thënë Ivica Dacic, , transmeton Gazeta Metro.

“Mini- Shengeni” ballkanik nuk mund të realizohet pa përfshirjen e Kosovës. Një mesazh i tillë u nënkuptua të paktën pas reagimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat mbështetën nismën për “Mini-Shengen”, por u kërkuan vendeve të rajonit që të përfshijnë aty edhe Kosovën dhe qeverinë e saj.

Pjesëmarrja apo bojkotimi i nismave rajonale, siç është rasti me “Mini-Shengenin” ballkanik, ishte çështje që i ndau në dy anë, për dhe kundër, Prishtinën dhe Tiranën.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama si një nga iniciuesit e takimeve në Novi Sad dhe Ohër, e ka quajtur Kosovën “vetëpërjashtuese” nga kjo nismë rajonale, e cila sipas Ramës, ka rëndësi të madhe për shkak të lehtësirave të shumta që ofron, transmeton Gazeta Metro.

Kurse, në Prishtinë, kandidati kryesor për mandatarin e ardhshëm të Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje tha se takimi në Ohër nuk është dashur të mbahet dhe se është dashur të pritet konstituimi i institucioneve të reja të Kosovës.
Iniciativat e tilla rajonale janë kundërshtuar edhe nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Kjo iniciativë rajonale, sipas presidentit Thaçi, është e pakuptimtë për aq kohë sa Serbia dhe Bosnje e Hercegovina nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Po ashtu, krijimin e një “Mini-Shengeni” e ka kundërshtuar edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa. Sipas tij, kjo çon në krijimin e një “Mini-Jugosllavie”.

Në anën tjetër, Kosova mbetet ende vendi që më së paku përfshihet në nisma të tilla rajonale duke munguar edhe në takime, sidomos kur ato mbahen në Serbi apo Bosnje e Hercegovinë, vende këto që nuk e njohin pavarësinë e saj.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

12 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

14 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

14 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

17 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

17 orë ago